Horoskopi, 01 mars 2019

anazapta

Dashi

Duket se sot do t’ju takojë të djersitni, siç thuhet “shtatë palë këmishë”, pasi jo vetëm që impenjimet tuaja janë të shumta, por edhe ju vetë jeni të prirur për të ndërmarrë angazhime ekstra.

 

Demi

Me Merkurin në një kënd pozitiv për jo vetëm që do të keni stimujt e nevojshëm që ju mungonin për të ndërmarrë iniciative, por të ndjeni dhe qetësi shpirtërore. Për të ju ndihmon Afërdita.

 

Binjakët

Situata planetare për ju duket  e trazuar, prandaj sot, në pjesën më të madhe të ditës do të jeni të tensionuar, të lodhur e pa shumë dëshirë për të komunikuar. Intensifikoni raportet me partnerin.

 

Gaforrja

Largimi i Marsit nga pozicioni aktual do t’ju krijoi përshtypjen e një boshllëku nga ana shpirtërore e do t’ju duket se nuk do të keni mbështetje. Është e përkohshme, pasi Afërdita iu zgjat dorën.

 

 

Luani

Eshët vërtet qiell i bukur ky i juaji për sot. Me një sërë yjesh që ju ndriçojnë rrugën e hapur për realizimin e projekteve të ndryshme. Një fllad i këndshëm frynë edhe në fushën e dashurisë.

 

Virgjëresha

Vetëm me Marsin “kundërshtar” e kishit të vështirë e jo më tani që vjen edhe Saturni edhe e bën shumë të ndërlikuar situatën. Është një periudhë që duhet kaluar duke bërë kujdes në çdo drejtim.

 

Peshorja

Një ditë përgjithësisht emirë me një Merkur pozitiv në shenjë është e pakta që mund të thuhet për ju, pasi gjërat po fillojnë të lëvizin në mënyrë interesante, edhe pse juve ju duket shumë ngadalë.

 

Akrepi

Kuadri yjor paraqitet përgjithësisht pozitiv, ndërkohë që këshilla më e mirë për ju është të tregoni shumë kujdes me shpenzimet. Para se të merrni një vendim është mirë të pyesni partnerin.

 

Shigjetari

Është momenti të hapni sytë e ta shihni realitetin ashtu siç është e jo siç ju pëlqen t’jua përshkruajnë të tjerët. Asnjëherë nuk është vonë ta filloni nga e para, nëse jeni të bindur për këtë.

 

Bricjapi

Merkuri dhe Afërdita në një orbitë të përshtatshme ju sjellin jo vetëm stimuj të tjerë, por bëjnë që edhe ambicia juaj, për të cili  keni vërtet nevojë, të arrijë nivelet e duhura.

 

Ujori

Me largimin e Saturnit duket se Afërdita do të ketë fushë të lirë veprimi, prandaj edhe gjatë ditës së sotme pritet të jeni më shumë të prirur për t’u marrë me çështjet e zemrës. Mirë shëndeti.

 

Peshqit

Kuadri yjor disi thyer. Nga njëra anë padurimi juaj, që mund ta jetë si pasojë e ndikimit negativ të Hënës, mund të bëjë të hidhni një hap të gabuar, e nga an a tjetër në momente decizive nguroni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *