Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 01 prill 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 01 prill 2013
Horoskopi

Horoskopi, 01 prill 2013

anazapta
Published April 1, 2013
Share
SHARE

Dashi

Kuadri yjor duket disi i turbullt sot, prandaj edhe një pjesë e mirë e të lindurve të kësaj shenje do të jenë përgjithësisht konfuzë e të pavendosur. Bëni mirë të qëndroni pranë partnerit.

 

Demi

Pritet që sot të jetë një ditë shumë pozitive dhe shumë interesante në drejtim të aspektit planin profesional e që mund t’ju sjellë mundësi të reja për të ardhmen. Hëna sot ju bën të parezistueshëm.

 

Binjakët

E keni shumë të vështirë të komunikoni më të tjerët, për shkak të një Hëne që sot do t’ju “ngatërrojë” në gjithçka që thoni apo që bëni. Një udhëtim i shkurtër ndoshta do t’ju kthjellonte.

 

Gaforrja

I pajustifikueshëm indiferentizmi që tregoni për gjëra që në fakt duhet t’ju intersojnë më shumë, siç është fusha ekonomike dhe paratë. Ndoshta ngaqë sot në plan të parë për ju është dashuria

 

Luani

Sot duhet të jeni shumë të përqendruar e të shihni më shumë në aspektin profesional dhe në përgjithësi në punë. Me Hënën dhe sidomos Mërkurin në anën tuaj mund t’ju lindin ide të reja.

 

Virgjëresha

Dita e sotme pritet të jetë disi e qetë, në sajë të Mërkurit në shenjë që sot është në një orbitë shumë të përshtatshme. Megjithatë, humori juaj mund të pësoje luahtje për shkak të Hënës “pasive”.

 

Peshorja

Edhe pse në përgjithësi kuadri yjor premton për një ditë pozitive, sot nuk do ta keni kollaj të gjeni ekuilibret e duhura e kjo mund të ndikojë edhe marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

 

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje duket se do të jenë më të privilegjuarit e zodiakut, sidomos në aspektin profesional, ku do të ketë edhe ndikimin më të madh Mërkuri në shenjë. Dhe sa agresivë…!

 

Shigjetari

Ka të ngjarë që sot të ndodheni mes dy zjarresh ose në pozicionin aspak të këndshëm të atij që s’ka kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë. Mundohuni të tregoheni më praktikë në veprimet tuaja.

 

Bricjapi

Keni hezituar të hidhni një hap domethenës në një moment mëse të përshtatshëm dhe tani ndjeni keqardhjen e atij që ndjen se zogu i ka shpëtuar nga dora përfundimisht. Kujdes shpenzimet!

 

Ujori

Mërkuri në shenjën tuaj është plotësisht dominues dhe ju tashmë e ndjeni se kjo ju ka bërë të jeni më të gjallë e më aktivë. Më shumë hapësirë për partnerin e më pak premtime boshe.

 

Peshqit

Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv me një hënë dominuese ju bën disi melankolikë dhe për rrjedhojë edhe pak pesimistë. Sidoqoftë, mbrëmja mund të ofrojë ndryshime rrënjësore.

anazapta April 1, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?