Horoskopi, 01 prill 2016

anazapta

Dashi

Kuadri yjor shumë pozitiv dhe  plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe  do t’ju ofrojë shumë spunto dhe ide.

 

Demi

Edhe pse Afërdita kontribuon për të ruajtur optimizmin tuaj. Urani dhe Neptuni ju krijon tensione në punë dhe në jetën private. Vetëkontrolli duhet të jetë në maksimum pasi mund të ketë momente të komplikuara gjatë ditës.

 

Binjakët

Mërkuri bëhet më harmonik duke ju bërë mjaft pozitive ditën tuaj. Në punë mund të keni promovime dhe shpërblime për shkak të ideve dhe krijimtarisë tuaj. Gjithashtu edhe jeta me partnerin është shumë intensive.

 

Gaforrja

Duke pasur parasysh pozicionin aktual të yjeve periudha që po kaloni nuk është e lehtë, por pikërisht disa pakënaqësi në punë dhe në jetën private do t’ju bëjnë pak nervozë dhe jo tolerantë

 

Luani

Me Uranin dhe Mërkurin në shenjë energjitë fizike dhe përqendrimi do të jenë në maksimumin tuaj duke ju dhënë mundësinë të përparoni nga ana profesionale duke sugjeruar ide dhe projekte të reja.

 

Virgjëresha

Hëna e mirë sot është pikërisht pranë jush do jetë një ditë shumë e ngarkuar me punë, por gjithashtu do të jetë edhe dita ku ju do të merrni vendime shumë të rëndësishme. Shëndeti i mirë.

 

Peshorja

Pozicioni i Jupiterit në shenjë duket se do të jetë mjaft i përshtatshëm për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Mbarëvajtja në punë ju vlen ji vetëm ekonomikisht, por do të ndryshojë edhe imazhin tuaj.

 

Akrepi

Situata yjore sot nuk është edhe aq e favorshme prandaj ju kërkohet përqendrimi maksimal në punë dhe në fushata e tjera të jetës. Afërdita pozitive është një garanci më shumë për sektorin e erosit

 

Shigjetari.

 

Sot mund të keni shumë probleme përpara jush, por për fatin tuaj të mirë është Marsi në një pozicion të përshtatshëm që ju sjell energjitë e nevojshme për të përballuar situata të vështira.

 

Bricjapi

Mjafton që Afërdita të të ketë një pozicion të favorshëm në shenjën tuaj për të bërë që të paktën në fushën sentimentale të mos keni asnjë problem. Një lajm i papritur që ju vjen mund të bëjë të ndryshoni taktikën.

 

Ujori

Në përgjithësi shenja juaj dominohet nga yje që stimulojnë së tepërmi anën sentimentale, prandaj ka shumë të ngjarë që sot të jeni shumë të impenjuar në drejtim të raporteve me të tjerët.

 

Peshqit

 

Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, e, çka është më e rëndësishmja për ju, të tregoheni hermetikë ndaj atyre që përpiqen të nxjerrin ndonjë informacion nga ju. Mirë shëndeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *