Dashi
Afërdita rikthehet tani në një pozicion të ri dhe është sërish dominuese në shenjën tuaj. Kjo bën që prirjet tuaja të jenë në drejtim të fushës sentimentale. Mund të merrni një propozim interesant.
Demi
Për të lindurit e kësaj shenje pritet që dita të jetë në përgjithësi pozitive, duke qenë se vazhdon të dominohet nga yjet e mirë. Rikthimi i Marsit në shenjë bën që edhe ju t’ju rikthehet vrulli.
Binjakët
Pas një periudhe disi të turbullt e të paqartë, duket se sot do të jeni më të kthjellët dhe më të motivuar shpirtërisht për të qenë aktivë. Do të keni mbështetjen e fuqishme të Mërkurit.
Gaforrja
Megjithëse Mërkuri do të jetë në një pozicion të përshtatshëm, sot do t’ju mungojë iniciativa dhe shpirti i aventurës që t’ju bëjë të hidhni hapa të guximshëm përpara. Dashuria mirë.
Luani
Edhe pse keni kaluar një periudhë disi të qetë, duket se keni akoma nevojë për të medituar, në mënyrë që të bëni një zgjedhje të re. Në momente të tilla dilemat duhen evituar.
Virgjëresha
Marsi dhe deri diku Saturni do të vazhdojnë edhe sot të jenë në një orbitë të favorshme për të gjithë ju që keni filluar një aktivitet. Në planin afektiv, dita mund të lerë paksa për të dëshiruar.
Peshorja
Zbehja e ndikimit të Mërkurit në shenjën tuaj mund të ndikojë negativisht në drejtim të aftësive tuaja krijuese, por hyrja e Marsit mund të japë stimuj të rinj. Erosi në rritje.
Akrepi
Luhatjet në kuadrin yjor bëjnë që humori juaj të jetë i alternueshëm, por kjo nuk do të ndikojë aspak në aktivitetin ekonomik, ku mund të merrni rezultate shumë pozitive. Erosi në rënie.
Shigjetari
Afërdita është në një pozicion të favorshëm, por problemi juaj sot nuk është aspak fusha sentimentale por ajo e punës, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Megjithatë është situatë e përkohshme.
Bricjapi
Edhe për ju Marsi sot do të jetë aleati më i mirë, kështu që pritet të jeni shumë këmbëngulës, luftarakë e dinamikë në punë, ndërkohë që Hëna sjell stimuj të rinj edhe në fushën afektive.
Ujori
Ndonëse që në orët e para të ditës së sotme mund të jeni disi të turbullt, dita pritet të jetë shumë interesante e pozitive në të gjitha aspektet. Një njohje e re mund të shënojë një aventurë të re.
Peshqit
Kuadri yjor sot, duket se do të jetë shumë i favorshëm për të gjithë ata që kanë aktivitete private pasi do të jenë në udhëheqjen e një Mërkuri shumë pozitiv. Jepni dashuri nëse dëshironi të merrni.