Horoskopi, 01 shkurt 2015

anazapta

Dashi

Me hyrjen e Marsit në shenjë, orbita e të cilit sot është ë harmoni me atë të Afërditës, do të bjerë ndjeshëm efekti i Merkurit që ju impononte ritme të larta. Erosi në rritje.

 

Demi

Parashikohet përgjithësisht një ditë e mirë, pasi do të jeni nën tutelën e një Merkuri jo vetëm stimulues të intelektit tuaj, por edhe “dashamirës”. Duhet vetëm të jeni pak më sistematikë.

 

Binjakët

Kontrasti i Marsit dhe Afëridtës në shenjë do të bëjë që edhe ju të jeni të influencuar nga kjo”përplasje’, prandaj në momente të caktuara do të jeni të trazuar. Mirë  ekonomia.

 

Gaforrja

Në përgjithësi do të jetë një ditë ku do të dalin në pah vlerat dhe aftësitë tuaja për të organizuar dhe për t’u organizuar, ndonëse Merkurin e keni kundër. Mirë fusha afektive.

 

Luani

Edhe për ju parashijohet një ditë në të cilën do të ndjeheni shumë më mirë se ditët e kaluara dhe me  nergji të reja. Pak të komplikuara raportet ndërpersonale.

 

Virgjëresha

Edhe pse marsi ju “sheh paksa shrembër” nga pozicioni i tij në shenjë, në përgjithësi shenja juaj dominohet nga yjet pozitivë që premtojnë rezultate mjaft të mira.

 

Peshorja

Parashikohet njëditë mjaft intensive për ju që i përkisni kësaj shenje, pro sot duhet të tregoni ëm shumë kujdes për problemet private e, në mënyrë të veçantë në raportet delikate me partnerin.

 

Akrepi

Më në fund mund të merrni frymë lirisht pas një periudhe vërtet frenetike në të gjitha fushat, e imponuar nga Marsi agresiv në shenjë. Hëna “zevzeke” mund të acarojë raportet sentimentale.

 

Shigjetari

Eshtë një moment mjaft pozitiv për ju, në shumë drejtime, por kryesisht në planin afektiv, sepse Afërdita e ëmbël më në fund ju bind të hidhni një hap vendimtar drejt shpirtit tuaj binjak.

 

Bricjapi

Në përgjithësi sot pritet një ditë e qetë, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë e papritur që mund t’ju zerë në befasi. Përfitoni nga momenti që komunikueshmëria juaj është shumë e lartë.

 

Ujori

Ju sugjerohet që të kapni fluturimthi momentin pozitiv për ju dhe të shfrytëzoni rastet e mira që ju paraqiten, sa kohë që keni nën anën tuaj yjet e mirë. Kujdes, dikush ju përflet nga zilia.

 

Peshqit

Nuk duhet të tërhiqeni edhe pse mund t’ju vijnë kritika për punën tuaj, pasi më mirë se ju askush nuk e di atë që keni bërë e atë ç’ka mund të arrini tërealizoni. Kujdes në raportet me miqtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *