Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 02 mars 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 02 mars 2013
Horoskopi

Horoskopi, 02 mars 2013

anazapta
Published March 2, 2013
Share
SHARE

Dashi

Në përgjithësi dita e sotme do të jetë e mirë pasi do të dominojë edhe sot pozitiviteti i Marsit dhe i Afërditës në shenjë. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime mjaft interesante.

 

Demi

Rrethanat ju imponojnë të tregoheni shumë të matur dhe të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje.

 

Binjakët

Është një moment jo edhe aq i mirë ky që po kaloni, por duhet të rezistoni, pasi është një situatë e përkohshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë e as optimizmi për t’ia dalë mbanë. Një ofertë e re duhet studiuar.

 

Gaforrja

Meqenëse yjet në shenjën tuaj nuk janë shumë të favorshëm për aspektin ekonomik, do të ishte mirë që sot do ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë.

 

Luani

Sot është Mërkuri ai që, duke qenë në një orbitë të favorshme, mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Polemikat e kota nuk ndihmojnë aspak për të ruajtur raportet me dikë.

 

Virgjëresha

Sinjale satbiliteti në punë vijnë nga Marsi që gradualisht do të bëhet dominues në shenjën tuaj. Kujdes, sepse dëshira e pakontrolluar për të arritur gjithçka, mund të bëjë të bini viktimë e ndonjë mashtrimi.

 

Peshorja

Është momenti më i përshtatshëm për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë shumë të çmuara për ju energjitë që ju vijnë nga qielli. Tensionet e vogla mund t’ju çorientojnë prandaj hapni sytë mirë.

 

Akrepi

Kuadri yjor sot është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në angazhimet e karakterit profesional, ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Mërzia luftohet duke qenë aktivë.

 

Shigjetari

Gjeometritë yjore janë në një harmoni perfekte me atmosferën e një periudhe shumë të mirë që po kaloni e që është e destinuar të zgjasë. Të reja interesante priten në drejtim të fushës profesionale.

 

Bricjapi

Edhe për ju ylli juaj i mirë është Saturni, por ju këshillohet që të tregoheni shumë të matur dhe të hidhni nga një hap të vogël përpara. Dobësimin i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.

 

Ujori

Nën drejtimin e Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens të tillë sigurie dhe mbrojtjeje që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja.

 

Peshqit

Duket se ndikimi i Afërditës është në rënie, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që rrit shumë sensibilitetin tuaj. Ju këshillohet të tregoheni të matur, sidomos kur ju kërkohet të shpreheni për dikë.

anazapta March 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?