Dashi
Mërkuri sot kthehet në faktor vendimtar në shenjën tuaj dhe do të bëjë që të jeni jo vetëm të lirshëm e të shpenguar, por edhe të kthjellët në ide. Raportet me partnerin janë në përmirësim.
Demi
Kuadri yjor pritet të jetë sërish pozitiv në aspektin ekonomik, prandaj dita e sotme do të ketë zhvillime interesante në këtë drejtim. Pozicioni aktual i Afërditës siguron raporte të qëndrueshme ndërpersonale.
Binjakët
Urani është për ju në një orbitë shumë të favorshme. Ai do t’ju sjellë stimujt e nevojshëm për të përballuar gjithçka në aktivitetetin tuaj. Problemet mund t’i keni në planin sentimental.
Gaforrja
Një ditë intensive kërkon jo vetëm një përgatitje të mirë psiko-fizike, por edhe dëshirën e mirë apo ambicien për të dalë mbi të gjithë. E teproni disi me shpenzimet.
Luani
Duhet të jeni të përgatitur për një ditë intensive pasi tashmë treshes Mars, Saturn e Jupiter i bashkangjitet edhe Urani “ngatërrestar”. Megjithatë në planin sentimental dita duket interesante për erosin.
Virgjëresha
Sot të lindurit e kësaj shenje mund ta konsiderojnë veten të privilegjuar, pasi duket se të gjithë yjet i kanë me vetë. Por kujdes, sepse mbrëmjen mund ta prishë një përplasje me dikë.
Peshorja
“Ndeshja” e Marsit dhe Uranit në shenjë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë te ju, prandaj sot do të jeni disi konfuzë dhe ndoshta edhe nervozë në momente të caktuara.
Akrepi
Duhet të vazhdoni të këmbëngulni si gjithmonë, sepse kjo është pjesë e karakterit tuaj nga njëra anë dhe, nga ana tjetër sepse jeni kaq pranë arritjes së një objektivi të rëndësishëm për ju.
Shigjetari
Duket një qiell vërtet i vrejtur për ju të lindurit e kësaj shenje, me kaq shumë planete mbi kokë, por janë në përgjithësi yje të mirë. Mundohuni të mos i merrni seriozisht gjërat që s’janë të tilla..
Bricjapi
Megjithëse nuk parashikohet ndonjë ditë e mirë, në momente të caktuara dikush mund të kërkojë t’ju fusë shkopinj në rrota. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku. Erosi mjaft pozitiv.
Ujori
Do të jeni nën ndikimin e një Marsi shumë agresiv, prandaj sot mund të tundoheni për t’u hedhur në aventura të reja. Kujdes, sepse mund të futni në krizë raporet me partnerin.
Peshqit
Për fatin tuaj të mirë, sot edhe pse mund të jetë një ditë e vështirë, Mërkurin do ta keni aleat të fortë. Ai do t’ju ndihmojë t’i bëni ballë pengesave. Shëndeti mirë.