Horoskopi, 03 gusht 2015

anazapta

Dashi

Me Marsin në një pozicion aspak të favorshëm nuk do ta keni edhe aq të lehtë jo vetëm gjatë ditës së sotme, por edhe për në dy-tri ditët në vijimi. Sidoqoftë në planin afektiv jeni të favorizuar.

 

Demi

Kuadri yjor duket pozitiv për shumë të lindur të kësaj shenje dhe në shumë aspekte. Mund të jetë një moment shumë i mirë për të udhëtuar e për të filluar javën më së sëmiri.

 

Binjakët

Mund të ndodheni papritur në një situata jo shumë komode, por aftësia juaj për tëmanovruar edhe kësaj radhe do t’ju nxjerrë faqebardhë. Duket se do të jenë intensive në raportet ndërpersonale.

 

Gaforrja

Keni shumë mundësi konkrete për të arritur një objektiv, por ja që juve ju pëlqen të luftoni e të kërkoni vetë “sherrin”. Megjithatë, fillimjava pritet të jetë mjaft pozitive e me shumë alegri.

 

Luani

Lerini mënjanë, të paktën tani pasi ka kaluar kjo fundjavë, impenjimet që lidhen me punën dhe me ambiciet tuaja në këtë aspekt dhe merruni pak më shumë me veten e me partnerin.

 

Virgjëresha

Me Afërditën pozitive dhe me këmbënguljen tuaj karakteristike do të arrini të fitoni atë që dëshironi (pse jo edhe një zemër?) Pritet që të jetë një periudhë totalisht nën shenjën e erosit.

 

 

Peshorja

Me Uranin e Saturnin në një orbitë jo të favorshme nuk keni si të pretendoni që punët t’ju shkojnë vaj. Por megjithatë, është Hëna ajo që mund të ketë një ndikim pozitiv për këtë fillimjavë.

 

Akrepi

Qielli juaj duket pozitiv në përgjithësi, e kjo është shenjë e mirë për të kaluar një mbrëmje mjaft. Ndikimi pozitiv i Marsit mund të riaktivizojë një pasion  tëvjetër te ju.

 

Shigjetari

Duket se sot do të jeni paksa konfuzë dhe pak melankolikë, pasi qielli juaj sot është i zymtë. Duhet të nxirrni nga mënga asin për të ndryshuar situatën e për të kaluar një moment disi delikat.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata yjore duket disi e turbullt, ndoshta për shkak të Merkurit në një pozicion jo shumë të favorshëm. Sidoqoftë dita  pritet tëjetë përgjithësisht e mirë.

 

Ujori

Në aspektin ekonomik sot duket se do t’ju qeshë buza, pasi mund të merrni një shumë parash pikërisht atëherë kur nuk e prisni. Afërdita sjell stimuj të rinj për erosin. Mbrëmje interesante.

 

Peshqit

Tranziti i Hënës dhe ca më tep[ër i Marsit do të bëjë që edhe ju të rigjallëroheni dhe të shkundeni nga plogështia që iu ze shpesh pas fundjavës. Një udhëtim i shkurtër do të jetë mbresëlënës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *