Horoskopi, 03 gusht 2016

anazapta

Dashi

Pritet një ditë mjaft pozitive pasi edhe kuadri yjor është shumë i favorshëm për ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse nuk do të mungojë edhe ndonjë e papritur jo foto e këndshme. Mirë erosi.

 

Demi

Sot ju këshillohet të frenoni impulset dhe  tregoheni shumë të matur në kontaktet me të tjerët, pasi për pak gjë rrezikoni të  prishni gjithçka keni ndërtuar deri tani. Më ta hapur ndaj partnerit.

 

Binjakët

Me Merkurin, Afërditën e dhe Hënën në kontrast mes tyre, “përplasja” do të reflektohet edhe te ju, që sot do ta keni të vështirë të përqendroheni. Kontrolloni shpenzimet.

 

Gaforrja

Nëse duke qëndruar pasivë ju duket se është më mirë, gaboheni. Situata kërkon që të tregoheni shumë aktivë për të mundur të imponoheni në fushën ku operoni. Mirë shëndeti.

 

Luani

Sot jeni disi të turbullt e për pasojë mund t’ju duken të vështira edhe gjërat më të lehta, por është diçka e përkohshme, pasi ndikimi pozitiv i Marsit do të bëjë të shkundeni?

 

Virgjëresha

Nisur nga pozicioni shumë i favorshëm i Merkurit në shenjë sot pritet të jeni të favorizuar jo vetëm në planin ekonomik por edhe në atë psikologjik. Interesante fusha e ndjenjave.

 

Peshorja

Për të pretenduar për karrierë nuk mjaftojnë vetëm dëshira dhe ambicia dhe as rrethi shoqëror që sigurisht ju mbështet, por duhet të nxirrini në pah aftësitë tuaja në fusha të ndryshme. Erosi duket në rritje.

 

Akrepi

Ndoshta është një moment jo edhe aq shumë i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë, pasi Merkuri është në një pozicion jo shumë të përshtatshëm. Tregohuni pak më të hapur ndaj kolegëve.

 

Shigjetari

 

Në përgjithësi pritet një ditë kryesisht e qetë, dhe e mirë por sidoqoftë, do të ketë momente në të cilat do t’ju duhet të impenjoheni maksimalisht e, në ndonjë rast edhe të acaroheni.

 

Bricjapi

Është planet i zjarrtë, Marsi në shenjë që sot që ju jep shumë energji për të përballuar një ditë që pritet të jetë shumë e lodhshme. Kujdes, një hap i gabuar mund të bëjë të të pendoheni më pas.

 

Ujori

Duket se kuadri yjor në shenjën tuaj do të jetë shumë i favorshëm, pasi  Merkuri dhe Jupiteri janë në një pozicion mjaft të përshtatshëm. E keni shumë të vështirë të merrni një vendim.

 

Peshqit

Sa më shumë të krijoni aq më të lehtë do ta keni, pasi sot Merkuri stimulon pikërisht aftësitë tuaja krijuese. Në planin sentimental duket se gjërat po shkojnë në një drejtim shumë pozitiv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *