Horoskopi, 03 gusht 2021

anazapta

Dashi
Periudha mjaft e favorshme sidhe mbështetja e shumë yjeve duket se e kanë rritur adrenalinën te ju. Ka të ngjarë që gjatë kësaj fundjave mund të ndërmerrni veprime që më parë nuk i bënit asnjëherë.

Demi
Mundohuni të jeni sa më objektivë në gjykimin enjë çështjeje në të cilën jeni përfshirë tashmë edhe pa dëshirën tuaj. Plogështia që ju ka pushtuar mund t’ju komprometojë mbrëmjen.

Binjakët
Nuk do ta keni edhe aq të vështirë të rifitoni ritmet me të cilat jeni mësuar, por çështja është se vazhdoni të humbisni kohën me gjëra fare të parëndësishme për ju. Hëna rrit sensibilitetin.

Gaforrja
Me daljen e Saturni nga orbita gjithçka do t’ju duket më e lehtë, por nuk duhet të keni shumë iluzione, pasi situata ku ndodheni nuk premton për shumë. Mbrëmje nën shenjën e erosit.

Luani
Eshtë një periudhë kjo në të cilën bëni mirë të mos dilni në pah, e aq më pak t’ju dëgjohet zëri, pasi Marsi mund të sjellë vetëm “sherre”. Një mbrëmje për t’u kaluar me të afërmit.

Virgjëresha
Tashmë, me “kthjellimin”e qiellit tuaj dhe me Afërditën që ka rifituar një pozicion dominues në shenjë, mund të jeni të qetë qse në planin sentimental do të jeni ju më të privlegjuarit.

Peshorja
Përfitoni nga kjo ditë pozitive për t’i dhënë fund hezitimit dhe dilemës që ju kanë munduar gjatë këtyre ditëve. Një rast mirë nuk duhet lënë të shpëtojë nga dora. Aq më shumë në dashuri.

Akrepi
Duket se ndikimi negativ i treshes Mars Merkur e Saturn sikur ka rënë disi, prandaj edhe do të ndjeheni më të motivuar dhe më aktivë. Nuk është mirë që sot të vazhdoni t’i mbani mëri dikujt.

Shigjetari
“Mëdyshjet” e Afërditës në shenjë, nga një pozicion i favorshëm në një tjetër “opozitar” bën që edhe ju të jeni disi të të turbullt në mendimet tuaja. Mos e lini veten të bini në “kthetrat” e melankolisë.

Bricjapi
Jo vetëm që kuadri yjor pritet të jetë nga më mirët për gjatë kësaj dite, por nëse do të dini t’i shfrytëzoini mundësitë e mira do të fitoni më shumë nga ç’keni fituar për një vit të tërë.

Ujori
Edhe një herë ju sugjerohet që kur jeni të ndërgjegjshëm se është një ditë e pafavorshm të mos i “bini murit me kokë”. Organizohuni më mirë për të kaluar një mbrëmje të këndshme me miqtë.

Peshqit
Ndoshta keni shumë gjëra për t’i thënë dikujt, por nëse do ta bëni, atëherë mund të thuhet pa frikë se keni gjetur momentin më të papërshtatshëm. Përse nuk mendoni më shumë për partnerin?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *