Horoskopi, 03 nentor 2013

anazapta

Dashi

Edhë një herë, në sajë të mbështetjes së Afërditës dhe Jupiterit për ju parashikohet një periudhë shumë premtuese dhe në të gjitha fushat. Një raport i sapo nisur duhet konsoliduar.

 

Demi

Nëse sot do të ndjeni një kthjelltësi jo vetëm në mendime por dhe shpirtërore, duhet ta dini së këtë e keni “peshqesh” nga Merkuri i favorshëm në shenjë. Mirë edhe erosi.

 

Binjakët

Situata planetare për ju duket se sot do të jetë paksa stressuese, për arsye se Merkuri që është ylli mbrojtës i juaji, është në kontrast të plotë me Marsin e “rëndë” dhe agresiv.

 

Gaforrja

Me dobësimin gjithnjë e më të madh të Sdaturnit në shenjë, sot do ta ndjeni edhe më shumë se një pikëmbështetje e fuqishme po ju ikën. Por një tjetër vjen me hënën pozitive.

 

Luani

Qielli juaj është vërtet shumë i bukur dhe vetëm ju mund ta errësoni duke bërë si zakonisht të kundërtën e asj që duhet të bëni. Një pengesë e vogël është lehtësisht e kapërcyeshme.

 

Virgjëresha

Një ditë jo edhe aq mirë kjo e sotmja, pasi, sikur të mos mjaftonte Marsi me prapësitë e tij, është shtuar në shenjë edhe Hëna “tekanjoze” që e ndërlikon problemin në planin sentimental

 

Peshorja

Yjet në një pozicion të favorshëm për ju prentojnë shumë për një ditë mjaft frutdhënëse në planin ekonomik. Tashmë emri juaj pëshpëritet shumë për një rritje në përgjegjësi.

 

Akrepi

Sot ju duhet të tregoheni jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të durueshëm psasi dita pritet të ketë dy tablo, një (pjesa e parë e saj) e zymtë e tjetra (e dyta) mjaft interesante në planin afektiv..

 

Shigjetari

Ka raste në jetë ku disa të vërteta mund edhe të mos thuhen, por disa të tjera ama nuk ka pse mbahen në gjatë brenda vetes, sepse kjo kthehet e gjitha në një brengë torturuese.

 

Bricjapi

Keni shumë për të bërë, por edhe ambicja juaj është aq e madhe sa nuk tërhiqeni para vështirësive që ju shfaqen. Madje edhe atëherë kur yjet duket se i keni të gjithë kundër.

 

Ujori

Duke qenë se Marsi e Merkuri e “kanë pushuar luftën” mes tyre atëherë atmosfera e mirëkuptimit do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. I shkëlqyer aspekti afektiv.

 

Peshqit

Marsi largohet nga shenja por kujdes, se nganjëherë “goditija e bishtit të bishës” mund të jetë fatale. Mos bëni veprime impulsive, sepse mund të komprometoni gjithçka të mirë të arritur deri tani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *