Dashi
Sot mund të vihet re një lloj apatie dhe mefshtësie, ndërsa humori do të jetë i alternuar, për shkak të një Hëne që duket më ”tekanjoze”. Por, nuk duhet të shqetësoheni është vetëm çështje kohe.
Demi
Sot do të jetë Mërkuri ylli juaj i mirë, ai që do të nxisë jo vetëm ambicien tuaj në planin profesional, por edhe jetën në shoqëri, e nuk është çudi që sot të keni një njohje të re e të këndshme.
Binjakët
Mundohuni të mos lini pas dore angazhimet tuaja, e në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me profesionin tuaj. Është momenti t’i tregoni ”dhëmbët” atyre që mundohen t’ju nënvlerësojnë.
Gaforrja
Keni shumë nevojë të përmirësoni raportet me të tjerët, por me Mërkurin në ”opozitë” sigurisht që nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Duhet të shmangni sa më shumë lojërat e rivalitetit.
Luani
Shumë prej jush që nuk ndiheshit edhe aq në formë, tani me kombinimin Afërditë-Mars, si me magji do t’ju rikthehet humori. Aq më tepër që gjërat shkojnë mirë edhe në ekonomi.
Virgjëresha
Priten rezultate pozitive në aktivitetin tuaj të përditshëm, por në planin sentimental ka diçka që nuk shkon. Nëse keni diçka për të fshehur në këtë aspekt, duhet ta shumëzoni me njëqind kujdesin.
Peshorja
Parashikohet një ditë mjaft pozitive për të gjithë ata që studiojnë, pasi do të jenë nën efektet pozitive të një Mërkuri që stimulon pikërisht krijueshmërinë. Më të kursyer në energji.
Akrepi
”U hoq dhëmbi, u hoq edhe dhembja” thotë një fjalë e urtë popullore e kjo shprehje vlen shumë për ju sot. Mesazhi është i qartë, e keqja duhet shkulur sa më parë, me gjithë koston e lartë.
Shigjetari
Nuk do të mungojnë mundësitë e mira për të fituar, por kujdes sepse mund të bini pre e ndonjë mashtrimi, ngaqë, në raste të tilla shpesh tregoheni naivë. Afërdita rindez pasionet në dashuri.
Bricjapi
Atmosferë pak e çuditshme kjo e sotmja për ju, pasi nga një moment zymtësie e apatie, gati mund të ktheheni menjëherë në një gjendje gazmore dhe shkujdesjeje. Shmangini mënjanimet.
Ujori
Nuk do të mungojnë shanset për ju, por duhet të dini se nëse nuk e kapni momentin e përshtatshëm fluturimthi, zor që mundësi të tilla t’ju paraqiten herë tjetër. Mundohuni të ruani vetëkontrollin.
Peshqit
Afërdia është në një pozicion të favorshëm por është Marsi ”provokatori” që ju çon të bëni një zgjedhje që do të rezultojë e gabuar. Edhe në momente më të mira ka diçka që nuk ju pëlqen.