Dashi
Edhe pse kuadri yjor në përgjithësi vazhdon të jetë i mirë, sot nuk do ta keni të lehtë për t’ia dalë mbanë në një çështje të koklavitur. Situatë e turbullt edhe në planin profesional.
Demi
Parashikohet një ditë e mirë, por që mund të bëhet e shkëlqyer nëse do të arini të shfrytëzoni shanset e mira që do t’ju paraqiten edhe me ndihmën e Mërkurit në shenjë. Më takt me partnerin.
Binjakët
Me gjithë largimin e Saturnit, pas një kohe të gjatë në shenjën tuaj, sot mund të ndjeheni të “zbrazur” dhe me pak vullnet për të punuar. Mund të keni kontakte dhe njohje që nuk do t’ju zhgënjejnë.
Gaforrja
Një Afërditë në një pozicion shumë të favorshëm në shenjë duhet shfrytëzuar në maksimum, sidomos kur është fjala për fushën sentimentale, ku mund të keni një “feeling” të ri me dikë.
Luani
Sot janë një seri planetesh si Marsi dhe Saturni e Urani, që ju bëjnë entuziastë me energjitë që ju sjellin, por mund të zhgënjeheni kur rezultatet të dalin të ndryshme nga ato që prisni ju.
Virgjëresha
Është një moment i mirë, në një periudhë të suksesshme të punës suaj, e cila do të bëjë që arritjet të jenë të dukshme. Është Saturni që ju jep jo vetëm forcë, por ju bën konkretë.
Peshorja
Do të jeni nën pushtetin e një Marsi që është i papërballueshëm, por që në fund të fundit, edhe pse stresues, ju sjell energji dhe forcë pa të cilat nuk bëni dot. Pse kaq nostalgjikë?
Akrepi
Kuadri yjor është disi i turbullt, por ajo për të cilën duhet të tregoni kujdes ka të bëjë me dobësimin e mëtejshëm të pozicionit tuaj. Tregoni shumë pak interes për fushën sentimentale.
Shigjetari
Është tranziti i disa planeteve që ju bën të jeni të nxituar, por sot mund të keni një arsye më shumë për të qenë të tillë, sepse situata në ambientin ku punoni po ndryshon me shpejtësi.
Bricjapi
Situata yjore për ju që i përkisni kësaj shenje duket disi e ngarkuar, por kjo nuk do t’ju pengojë të arrini me çdo kusht një objektiv të rëndësishëm. Pse kërkoni të dalë gjithmonë e juaja?
Ujori
Asgjë e re nga fronti zodiakal, mund të thuhet për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje, ndonëse Marsi mund “të trazojë” disi “ujërat” e të sjellë ndonjë të papritur. Erosi pritet të jetë mjaft pozitiv.
Peshqit
Pas një periudhe që nuk ka qenë shumë e mirë, duket se gjërat janë duke ndryshuar pozitivisht, sidomos në raportet ndërpersonale. Mendimet tuaja duket se u pëlqejnë njerëzve të rëndësishëm.
