Pritet një ditë mjaft pozitive për disa shenja, ja parashikimi i yjeve për sot

anazapta

Dashi
Pritet një ditë mjaft pozitive pasi edhe kuadri yjor është shumë i favorshëm për ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse nuk do të mungojë edhe ndonjë e papritur jo fort e këndshme. Mirë erosi.

Demi
Sot ju këshillohet të frenoni impulset dhe tregoheni shumë të matur në kontatktet me të tjerët, pasi për pak gjë rrezikoni të prishni gjithçka keni ndërtuar deri tani. Më ta hapur ndaj partnerit.

Binjakët
Me Mërkurin, Afërditën e dhe Hënën në kontrast mes tyre, është e pritshme që përplasja të reflektohet edhe te ju, që sot do ta keni të vështirë të përqëndroheni. Kontrolloni shpenzimet.

Gaforrja
Nëse duke qëndruar pasivë ju duket se është më mirë, me siguri që gaboheni. Situata kërkon që të tregoheni shumë aktivë për të mundur të imponoheni në fushën ku operoni. Mirë shëndeti.

Luani
Sot jeni disi të turbullt e konfuzë e për pasojë mund t’ju duken të vështira edhe gjërat më të lehta, por është diçka e përkohshme, pasi ndikimi pozitiv i Marsit do të bëjë të shkundeni?

Virgjëresha
Nisur nga pozicioni shumë i favorshëm i Mërkurit në shenjë sot pritet të jeni të avantazhuar jo vetëm në planin ekonomik por edhe në atë sentimental, prandaj pritet të jetë interesante fusha e ndjenjave.

Peshorja
Për të pretenduar për karrierë nuk mjaftojnë vetëm dëshira dhe ambicia dhe as rrethi shoqëror që sigurisht ju mbështet, por duhet të nxirrni në pah aftësitë tuaja në fusha të ndryshme. Mirë shëndeti

Akrepi
Ndoshta është një moment jo edhe aq shumë i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë, pasi Mërkuri është në një pozicion të pafavorshëm. Tregohuni pak më të hapur ndaj kolegëve.

Shigjetari
Në përgjithësi pritet një ditë kryesisht e qetë dhe e mirë, por sidoqoftë, do të ketë momente në të cilat do t’ju duhet të impenjoheni maksimalisht e, në ndonjë rast edhe të acaroheni.

Bricjapi
Është planeti i zjarrtë Marsi, në shenjë që sot që ju jep shumë energji për të të përballuar një ditë që pritet të jetë shumë e lodhshme. Kujdes, një hap i gabuar mund të bëjë të të pendoheni më pas.

Ujori
Duket se kuadri yjor në shenjën tuaj do të jetë shumë i favorshëm, pasi Mërkuri dhe Jupiteri janë në një pozicion mjaft të përshtatshëm. E keni shumë të vështirë të merrni një vendim.

Peshqit
Sa më shumë të krijoni aq më të lehtë do ta keni, pasi sot Mërkuri stimulon pikërisht aftësitë tuaja krijuese. Në planin sentimental duket se gjëtrat po shkojnë në një drejtim shumë pozitiv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *