Dashi
Parashikohet një ditë disi e vështirë dhe pengesat sot do të jenë nga më të ndryshmet për ju, prandaj duhet të reagoni me shumë vendosmëri. Edhe erosi nuk është në nivelin e kërkuar.
Demi
Pas një momenti jo edhe aq të mirë është Mërkuri në shenjë ai që nuk do t’ju “lërë vetëm”, duke ju sjellë energji të reja. Nga ana tjetër, Afërdita duket se ju mbush me shumë pasione.
Binjakët
Duhet të tregoni kujdes, sepse me gjithë se Mërkuri është plotësisht në anën tuaj, është Marsi në shejë ai që mund t’jua komprometojë disi fundjavën. Kujdes edhe raportet në planin sentimental.
Gaforrja
Sot ylli juaj i mirë ka të ngjarë që të jetë Hëna, e cila së bashku me Afërditën dhe Marsin është në një orbitë shumë favorizuese gjatë fundjavës. Kujdes, sepse ndjenja e protagonizmit ju dëmton.
Luani
Të lindurit e kësaj sheje sot duhet të tregohen të matur, pasi Urani dhe Saturni në kontrast me njëri-tjetrin mund t’ju bëjnë konfliktualë. Një raport i tendosur duhet përmirësuar me çdo kusht.
Virgjëresha
Duket se është një periudhë me shumë impenjime për ju, por duke pasur edhe mbështetjen e Marsit, mundohuni të organizoheni më mirë, për të kaluar një fundjavë për ta mbajtur mend.
Peshorja
Zakonisht mënyra më efikase për të shtensionuar situatën është ironia, një armë e mirë e juaja, por me të cilën duhet të tregoheni të matur e të mos e teproni. Fundjavë interesante në planin sentimental.
Akrepi
Pozicioni i ri i Mërkurit në shenjë duket se e zbut ndjeshëm karakterin tuaj, prandaj pritet të jeni më të shtruar në debate, më të gatshëm për punë. Fundjavë intensive e gjithnjë në lëvizje.
Shigjetari
Kalimi i Hënës në shenjë sot e në pjesën më të madhe të ditëve në vijim pritet të ketë më shumë aspekte pozitive për ju, sidomos gjatë fundjavës. Moment për t’u shfrytëzuar në planin afektiv.
Bricjapi
Duket se pozicioni i yjeve në orbitë do të jetë i harmonishëm, gjë që është e rëndësishme sidomos në planin sentimental e aq më shumë gjatë kësaj fundjave. Mirë shëndeti.
Ujori
Të lindurit e kësaj shenje sot duhet të tregojnë kujdes, pasi kontrasti e Hënës, Marsit e Mërkurit do të bëjë që të jeni shumë të ndjeshëm e të reagoni të acaruar. Fundjava pritet të jetë e qetë.
Peshqit
Kuadri yjor sot duket disi i errët nga hyrja në shenjë e Marsit dhe Uranit, por mund të jetë vetëm diçka e përkohshme. Një udhëtim i shkurtër në fundjavë do t’ju bënte vërtet shumë mirë.