Horoskopi, 04 tetor 2015

anazapta

Dashi

Kuadri yjor, me Merkurin dhe Uranin në një orbitë të favorshme premton shumë, por nuk duhetv të qëndroni kaq pasivë. Nga ana tjetër, Afërdita iu bën më të dashur dhe Hëna ju stimulon fantazinë.

 

Demi

Duket se do të jetë një ditë e mirë për të aktivitetin tuaj dheb për fushën profesionale në përgjithësi,  por i kujdes me shpenzimet, sepse është Marsi që ju bën dorëlëshuar. I ngadaltë por i sigurtë progresi.

 

Binjakët

Pritet një ditë mjaft e mirë me  Merkurin që duket se është sërish mbështetësi dhe mbrojtësi juaj, bashkë me Afërditën që sot do të jetë në një orbitë të favorshme për çështjet e zemrës.

 

Gaforrja

Jeni në një kuadër të pastabilizuar yjor, i cili mund të sjellë efekte negative për shumë nga ju, që për shkak të kësaj gjendjeje mund të jeni të papqërqëndruar. Ju këshillohet të mos nxitoheni.

 

Luani

Keni një mori planetesh ju favorizojnë por hapni sytë, nuk duhet të nvleftësoni pengesat që sjellin Saturni dhe Urani. Jeni paksa të irritueshëm? Eshtë ndikimi i Hënës agresive.

 

Virgjëresha

 

Pas një periudhe jo edhe aq të mirë për ju duket se gradualisht gjërat po ndryshojnë në sensin pozitiv. Humori dhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jenë në rritje, me hyrjen e e Afërditës.

 

Peshorja

Nëse sot nuk do të realizoni një objektiv tuajin kjo do të vijë vetëm për shkakun tuaj, sepse në përgjithësi yjet janë shumë të favorshëm në shenjë. Mos premtoni atë që nuk e realizoni dot.

 

Akrepi

Edhe pse nuk duket se do të jetë një ditë e qetë për ju, për arsye se do të keni shumë impenjime, falë prakticitetit që ju karakterizon do të dini t’i zgjidhni me sukses situatat. Erosi le pak për të dëshiruar.

 

Shigjetari

Marsi rikthehet përsëri dominues në shenjën tuaj  mund e t’ju sjellë ndonjë pështhellim të vogël, por nga ana e tjetër stimulon shumë edhe ambicjen tuaj për të realizuar diçka apo për të arritur objektivat.

 

 

Bricjapi

Sot pritet një ditë mjaft intensive dhe ritmet e larta me të cilat jeni mësuar mund të rezultojnë, por nuk do të mungojnë edhe sodisfaksionet. Raportet ndërpersonalre në një nivel të kënaqshëm.

 

Ujori

Një kuadër yjor kaq pozitiv keni shumë shanse sidomos në planin profesional dhe sidomos për ata që merren me biznes. Nga ana tjetër, duket shumë interesante edhe fusha sentimentale.

 

Peshqit

 

Situata  yjore duket se do të ndryshojë për mirë edhe për të lindurit e kësaj shenje dhe priten ndryshme të ndjeshme në fushën profesionale. Mund t’ju takojë sërisht të shpenzoni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *