Horoskopi, 05 janar 2022

anazapta

Dashi
Mbështetja e shumë yjeve pozitive duket se e do të rrisë së tepërmi dëshirën për të rifilluar aktivitetin, por duhet të tregoheni sa më të përmbajtur. Më të disponueshëm ndaj partnerit.

Demi
Mundohuni të jeni sa më larg një sherri në një mjedis ku jetoni ose punoni sepse do të jeni më të qetë shpirtrisht. Periudha e festave ju ka plogështuar, por ditët e para të këtij viti duken pozitive.

Binjakët
Pas kësaj periudhe qetësie e festivet e keni paksa të vështirë të rifitoni ritmet me të cilat jeni mësuar, por nga ana tjetër jeni të karikuar psikologjikisht për të përballuar angazhimet e shumta që ju presin.

Gaforrja
Pushimi i gjatë duket se ju ka bërë mirë dhe tani gjithçka do t’ju duket më e lehtë, por nuk duhet të keni shumë kohë sepse pas pak do t’ju duhet të rifitoni ritmet.

Luani
Periudha e postfestave ka bërë të jeni paksa te çorientuar, por nuk do të vazhdojë gjatë se do t’iu rrëmbejë sërish aktiviteti i përditshëm. Kujdes, e keni tepruar me ushqimet e tani duhet dieta.

Virgjëresha
Tashmë festat i keni lënë pas krahëve dhe ditë intenisve ju presin. Afërdita ka rifituar pozicionin dominues në shenjë, e kjo ju favorizon në planin sentimental dhe në dashuri. Një njohje e re?

Peshorja
Përfitoni nga ky fillimviti pozitiv për t’i dhënë fund hezitimit dhe dilemës që ju kanë munduar gjatë këtyre ditëve. Një rast i mirë nuk duhet lënë të shpëtojë nga dora. Aq më shumë kur është fjala për dashuri.

Akrepi
Viti i i ri ka filluar nën shenjën e yjeve pozitivë prandaj edhe do të ndjeheni më të motivuar dhe më aktivë. Nuk është e thënë që të qëlloni në shenjë e me tentativën e parë. Mirë dashuria.

Shigjetari
Me hyrjen e Afërditës në shenjë, ditët e para të këtiviti të ri do të ri do të jenë shumë të favorshme në planin sentimental. Pak më aktivë në problemet e përditshme, por mos u mundoni të kaloni limitet.

Bricjapi
Jo vetëm që kuadri yjor pritet të jetë nga më mirët për këto ditë të para të këtij viti, por nëse do të dini t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja të veçanta do të arrini atë që se keni arritur për një vit të tërë.

Ujori
E keni disi të vështirë të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme, sidomos pas festave të fundvitit, por është vetëm çështje kohe. Organizohuni më mirë për të kaluar një mbrëmje të këndshme me miqtë.

Peshqit
Ndoshta tani pas festave do të dëshironit të ndërmerrnit një iniciativë të re, por nuk duhet të nxitoheni sepse ndoshta është momenti më i papërshtatshëm. Mirë dashuria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *