Horoskopi, 05 korrik 2015

anazapta

Dashi

Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

 

Demi

Qielli i “papërshtatshëm” sot nuk ju favorizon, prandaj është më mirë që ta shtyni për pak kohë nnjë plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

 

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

 

Gaforrja

Sektori i punës, pas një “përgjumjeje” të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është merkuri “katalizatori” i  kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

 

Luani

Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë, por  “Marsi” kokëfortë vazhdon të hedhë “vickla” duke ju penguar në ndonjë rast. Këjdues sepse hëna ju stimulon egoizmin.

 

Virgjëresha

Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e marsit, i cili, në më të shumtën e rastece do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një hënë e qetë në  do të thotë kthjelltësi në mendim.

 

Peshorja

Edhe për ju, prania në shenjë e marsit, megjithë  “telashet”që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

 

Akrepi

Fakti që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është në vetvete shumë domethënës, pasi nën “hijen” e panetit të kuq keni ndërmarrë veprime të nxituara. Mirë erosi.

 

Shigjetari

Shenbja juaj është  e “përshkuar nga shumë planetë “të mirë” prandaj parashikohet njën ditë pozitive bë shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

 

Bricjapi

Edhe pse nuk parashikohet ndonëj ditë e shkëlqyer, në përgjithësi jeni  të favorizuar nga yje të mirë. E vetmja “hije” mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë të jeni shumë të ndjeshëm dhe nervozë.

 

Ujori

Edhe për jy “trafiku” qiellor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “së ëmbël”. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

 

Peshqit

Ndjeheni të plogët, të rëndë e pa shumë dëshirë për të punuar?  Nuk ka sio të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë që ju rri “çekiç” mbi kokë. Por është një periudhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *