Dashi
Do t’ju duhet të ridimensioni një qëndrim tuaj të deritanishëm, pasi situata ka ndryshuar në favorin tuaj. Punët e zemrës tani duket sa janë vënë në “vijë” nga Afërdita pozitive.
Demi
Vazhdon një fazë ngjitjeje për shumë të lindur të kësaj shenje, të cilët edhe sot do të kenë mbrojtjen e yjeve të mirë. Paksa të lëkundur kur është fjala për të marrë një vendim definitiv.
Binjakët
Nuk ke ç’bën kur situata që krijohet është e pafavorshme. Sa më shumë që të përshtateni me realitetin e ri, aq më shpejt mund të dilni që andej. Një dëshirë e brendshme për të ndryshuar.
Gaforrja
Nëse do të jeni në gjendje të tregoheni më të moderuar e, pse jo, në rrethana të caktuara edhe tolerantë, do të shihni se edhe opinionet për ju do të ndryshojnë. Favoret sot vijnë nga Hëna.
Luani
Efektet e Hënës agresive në shenjë nuk do të vonojnë të vijnë, kështu që sot, ndoshta në pjesën e dytë të ditës do të jeni vërtet pasionalë e të zjarrtë, por edhe nopranë e të padurueshëm.
Virgjëresha
Natyrisht që gjërat nuk mund të vazhdojnë të ecin përjetësisht mirë, prandaj duhet të mësoheni edhe me ndonjë periudhë stanjacioni apo me ndonjë dështim të vogël. Jeni më fat në dashuri.
Peshorja
Periudha e superngarkuar që keni kaluar ndoshta është motivi që në këto kohë pushimesh dëshironi të shkoni sa më larg. Afërdita në shenjë “ju gudilis” pasionet në dashuri.
Akrepi
Një Hënë disi e venitur mund t’ju turbullojë edhe ju në njëfarë mënyre, por ndikimi i Afërditës është shumë më i fuqishëm, duke bërë që dita të ketë më shumë momente sentimentale.
Shigjetari
Një periudhë stresuese ka ndikuar në gjendjen tuaj shpirtërore, prandaj keni humbur pak nga shkëlqimi. Megjithatë, dita ju mjafton të ripërtëriheni e të jeni sërish në formë të mirë.
Bricjapi
Tashmë rruga juaj është një tatëpjetë dhe e keni shumë më të lehtë të arrini atje ku dëshironi, por kujdes sepse pikërisht në tatëpjetat mund të rrëzoheni. Dhe sa keq të rrëzohesh në finish!
Ujori
Me qetësi dhe me vullnet të mirë është momenti për të ndrequr përfundimisht një raport të tensionuar me dikë (ndoshta edhe me partnerin). Kënaqësitë shpirtërore vijnë nga Afërdita.
Peshqit
Aspironi për një kthesë rrënjësore në planin profesional dhe madje jeni edhe të përgatitur për ta kryer sa më shpejt, por kjo nuk do të thotë se duhet ta bëni sa më shpejt. Mirë dashuria.