Horoskopi, 05 mars 2013

anazapta

Dashi

Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj, sot do të ndjeheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Në dashuri duket se po fryjnë erëra pasioni. Mirë shëndeti.

 

Demi

Në sajë të një Hëne në harmoni të plotë me yjet e tjerë, e veçanërisht me Afërditën sot do të jeni vërtet në një gjendje mjaft të mirë shpirtërore. Ruhuni nga euforia.

 

Binjakët

Veprimi gjallërues i Mërkurit dhe ai harmonioz i Adërditës do të kenë efektin e tyre edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. Kujdes, jo çdo ditë mund të jetë e “duhura” për ju.

 

Gaforrja

Për ju ylli i dashurisë, Afërdita, së bashku me Mërkurin, do të jenë ata që do të fashitin plotësisht agresivitetin e Marsit. Prakticiteti juaj do të bëjë që të zgjidhni më së miri situatat.

 

Luani

Duhet të keni kujdes sepse rrëmbeheni pa shkak. Idetë tuaja mund t’i bëni të ditura nëpërmjet arsyes dhe bonsensit, dhe jo me veprime të dhunshme e duke iu imponuar me forcë të tjerëve.

 

Virgjëresha

Nuk është e lehtë të rifilloni nga e para diçka,  por sigurisht që është gjithmonë më mirë sesa të rrini e të qani për atë që nuk u bë. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Dita e sotme dhe ndoshta jo vetëm ajo, pritet të jetë me ulje-ngritje, për arsye se është Hëna “zevzeke” ndikon shumë në humorin tuaj. Ditë jo e mirë edhe për raportet ndërpersonale.

 

Akrepi

Urani pozitiv sot në shenjë do të bëjë që gjendja juaj shpirtërore të ndryshojë për mirë dhe të ndjeheni të çliruar nga një makth që ju kishte pushtuar më parë. Kujdes me shëndetin.

 

Shigjetari

Janë shumë yje që do të jenë pozitive për ju, por mjafton vetëm Marsi “nopran” që t’ju komplikohen shumë gjërat, sidomos në aspektin e punës. Një lajm i mirë do t’ju gëzojë pamasë.

 

Bricjapi

Me Hënën, Afërditën dhe Mërkurin në harmoni të plotë në shenjë duket se do të jetë një ditë nën shenjën e miqësisë, harmonisë dhe bashkëpunimit. Mirë shëndeti.

 

Ujori

Pritet një ditë intensive për ju, pasi Marsi ju shkund nga apatia, por kujdes, sepse në përgjithësi yjet e tjerë do t’i keni kundër. Mos i mbani brengat, por “hajani zemrën” dikujt.

 

Peshqit

Dyshja Mars-Afërditë është në anën tuaj dhe kur planeti i zjarrtë bashkohet me atë të dashurisë, nuk ka se si të mos jeni edhe ju të zjarrtë në ndjenja dhe në pasione. Mirë shëndeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *