Horoskopi, 05 nëntor 2018

anazapta

Dashi

Zhvendosja harmonike e Afërditës dhe Jupiterit janë në një farë mënyre haraldët që paralajmërojnë fatin e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje. Edhe në fushën sentimentale pritet ditë e mirë.

 

Demi

Do të jeni nën ndikimin e një Merkuri i cili do të bëjë të jeni tërheqë më shumë nga inteligjenca se sa nga pamja juaj e jashtme. Është sërish Merkuri ai që favorizon aktivitetet komerciale.

 

Binjakët

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën egidën e sigurtë të Afërditës e të Jupiterit, të cilët do të bëjnë të jeni më të lirshëm në kontaktet me të tjerët dhe më të afrueshëm.

 

Gaforrja

Janë shumë yje në orbita të përshtatshme e që kësisoj janë në favorin tuaj, të paktën përsa i takon fushës sentimentale dhe dashurisë. Urani në shenjë bën që të lëvizni disi me përtesë në punë.

 

Luani

Afërdita në shenje është një lloj garancie edhe për ju që në planin sentimental gjërat të shkojnë rrjedhshëm. Ekonomia mund të ecë më shumë nëse kontrolloni shpenzimet e tepërta.

 

Virgjëresha

Ju duket se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur në fushën sentimentale, por duhet të bëni durim, sepse është një pauze pas së cilës mund të pritet një shpërthim i ri. Mirë ekonomia.

 

Peshorja

Një lidhje e re sentimentale e juaja është e destinuar jo vetëm të konsolidohet me mbështetjen e Afërditës, por janë të gjitha shenjat që ajo të jetë shumë e gjatë e shumë e fortë.

 

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin e Saturnit, i cili nuk është në harmoni me Afërditën, prandaj edhe në planin sentimental do jenë disi melankolikë. Mirë puna.

 

Shigjetari

 

Me Uranin e sidomos Marsin në një orbitë aspak të favorshme, “një aventurë dashurie” nuk do të kishte shumë fat nëse nuk do ishte mbështetja e Afërditës nga ana tjetër.

 

Bricjapi

Vlera dhe aftësitë tuaja në planin profesional do të çmohen dhe për këtë do të keni një sadisfaksion të veçantë. Kujdes, një raport i sapo nisur në planin sentimental mund të prishet.

 

Ujori

Jeni disi të lodhur e ndjeheni paksa të përgjumur? Janë yjet që ju “imponojnë” një plogështi të tillë, nga e cila do të dilni pasi të hyje marsi e t’ju “shkundë”. Më të matur në fjalë.

 

Peshqit

Në një fazë kaq të turbullt në raportet me partnerin është më mirë të ndiqni moton :tërhiq e mos e këput” derisa gjithçka ët sqarohet përfundimisht. Tensionet në punë krijojnë strese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *