Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 06 dhjetor 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 06 dhjetor 2013
Horoskopi

Horoskopi, 06 dhjetor 2013

anazapta
Published December 6, 2013
Share
SHARE

Dashi

Edhe një herë, në sajë të mbështetjes së Afërditës dhe Jupiterit, për ju parashikohet një periudhë shumë premtuese në të gjitha fushat. Një raport i saponisur duhet konsoliduar.

 

Demi

Nëse sot do të ndjeni një kthjelltësi jo vetëm në mendime por dhe shpirtërore, duhet ta dini së këtë e keni “peshqesh” nga Mërkuri i favorshëm në shenjë. Mirë edhe erosi.

 

Binjakët

Situata planetare për ju duket se sot do të jetë paksa stresuese, për arsye se Mërkuri që është ylli mbrojtës juaj, është në kontrast të plotë me Marsin e “rëndë” dhe agresiv.

 

Gaforrja

Me dobësimin gjithnjë e më të madh të Saturnit në shenjë, sot do ta ndjeni edhe më shumë se një pikëmbështetje e fuqishme po ju ikën. Por një tjetër vjen me Hënën pozitive.

 

Luani

Qielli juaj është vërtet shumë i bukur dhe vetëm ju mund ta errësoni duke bërë si zakonisht të kundërtën e asaj që duhet të bëni. Një pengesë e vogël është lehtësisht e kapërcyeshme.

 

Virgjëresha

Një ditë jo edhe aq mirë kjo e sotmja, pasi, sikur të mos mjaftonte Marsi me prapësitë e tij, është shtuar në shenjë edhe Hëna “tekanjoze” që e ndërlikon problemin në planin sentimental.

 

Peshorja

Yjet në një pozicion të favorshëm për ju premtojnë shumë për një ditë mjaft frytdhënëse në planin ekonomik. Tashmë emri juaj pëshpëritet shumë për një rritje në përgjegjësi.

 

Akrepi

Sot ju duhet të tregoheni jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të durueshëm pasi dita pritet të ketë dy tablo, një (pjesa e parë e saj) e zymtë, e tjetra (e dyta) mjaft interesante në planin afektiv.

 

Shigjetari

Ka raste në jetë ku disa të vërteta mund edhe të mos thuhen, por disa të tjera ama nuk ka pse mbahen më gjatë brenda vetes, sepse kjo kthehet e gjitha në një brengë torturuese.

 

Bricjapi

Keni shumë për të bërë, por edhe ambicia juaj është aq e madhe sa nuk tërhiqeni para vështirësive që ju shfaqen. Madje edhe atëherë kur yjet duket se i keni të gjithë kundër.

 

Ujori

Duke qenë se Marsi e Mërkuri e “kanë pushuar luftën” mes tyre, atëherë atmosfera e mirëkuptimit do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. I shkëlqyer aspekti afektiv.

 

Peshqit

Marsi largohet nga shenja por kujdes, se nganjëherë “godtija e bishtit të bishës” mund të jetë fatale. Mos bëni veprime impulsive, sepse mund të komprometoni gjithçka të mirë të arritur deri tani.

anazapta December 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Marin says:
    December 7, 2013 at 3:41 pm

    Sot eshte 7 dhjetor

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?