Dashi
Afërdita dhe disomos Hëna, duket se ju japin stimuj të tillë që ju bëjnë hiperaktivë, por kujdes, sepse mundësia për të gabuar në raste të tilla është shumë e madhe. Mirë shëndeti.
Demi
Më mirë puno kot se rri kot, thotë një fjalë e urtë, e kjo duket se ju përshtatet ju sot, pasi ngaqë nuk dini se me se të merreni, preferoni të rrini pa bërë asgjë. Jeni paksa nostalgjikë.
Binjakët
Sot pritet që të lëvizni me plogështi, ndoshta ngaqë akoma nuk e keni marrë plotësisht veten nga periudha e festave të fundvitit. Ndoshta mbrëmja do të sjellë më shumë gjallëri.
Gaforrja
Kuadri yjor për ju është i tillë që bën që dita e sotme të jetë mjaft intensive dhe si pasojë, megjithëse ditë pushimi, nuk do të keni as kohë për të pushuar. Kujdes sëmundjet e stinës
Luani
Marsi në një ndikim të fuqishën sot ju bën luftarakë, por nga ana tjetër nxjerr në pah anën tjetër të karakterit tuaj; nervozizmin dhe padurimin. Ju këshillohet të ruani vetëkontrollin.
Virgjëresha
Shumë prej të lindurve të kësaj shenjë janë të kapluar nga një ndjenjë nostalgjie e përzier me melankoli, por dita pritet të sjellë të papritura të këndshme. Mirë dashuria.
Peshorja
Një ditë intensive, plot aktivitete dhe ndoshta edhe ndonjë të papritur parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Dikush i interesuar, ju ndjek në distancë.
Akrepi
Mërkuri dhe Afërdita në shenjë sot do t’ju mbështetin gjërsisht, por duhet edhe angazhimi juaj që t’ia dilni mbanë. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni ndaj një propozimi që ju vjen.
Shigjetari
Në përgjithësi problemet që keni janë të trashëguar dhe thjesht janë akumuluar e presin të zgjidhen. Një njohje e re mund t’ju shkundë dhe t’ju verë në lëvizje për të arritur një objektiv.
Bricjapi
Duket se sot qielli juaj, pas një periudhe disi të errët, pritet të ndricohet nga yje të mirë. Megjithatë. Nëse nuk i përvisheni punës ashtu si duhet, nuk keni pse ankoheni se nuk keni fat.
Ujori
Përfitoni nga ky pushim për të rimarë veten dhe të përgateni për një periudhjë mjaft intensive që pritet të fillojë për ju. Hëna aktive në shenjë ju bën tërheqës, por edhe të trazuar.
Peshqit
Edhe pse jeni të privilegjuar të Zodiakut nuk duhet të qëndroni në pozita pritjeje por t’u pararprini punëve. Në planin sentimental duket se gjërat lëvizin në drejtimin e duhur.
