Dashi
Nxitimi që keni për t’i parë të kurorëzuara përpjekjet tuaja të deritanishme nuk është gjë tjetër veçse shenja më qartë e paqëndrueshmërisë suaj. Të padurueshëm edhe në raportet me partnerin.
Demi
Nuk janë të pakët ata që i përkasin kësaj shenje dhe që sot do të ndjehen të ripërtërirë dhe me shumë dëshirë për të punuar. Hëna favorizon lidhje të reja në planin sentimental.
Binjakët
Në përgjithësi sot pritet të jetë një ditë pozitive, por për të arritur një objektiv të rëndësishëm duhet të guxoni paksa më shumë. Kujdes nga sëmunsdjet e stinës.
Gaforrja
Duke qenë se Marsi është në një orbitë jo të favorshme, nuk ka sesi të pretendoni në ndonjë mbështetje të mundshme të tij. Përkundrazi, “planeti i kuq” mund të sjellë jo pak telashe.
Luani
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë në ndikimin pozitiv të një Jupiteri, që me pozicionin e tij do të jetë mbrojtësi dhe frymëzuesi i tyre. Megjithatë, mos këndoni fitore para kohe.
Virgjëresha
Do të jeni ju “të përkëdhelurit” e yjeves, të cilët do t’ju sjellin energji, por edhe humorin e nevojshëm për të përballuar me sukses situatën në planin sentimental. Mirë shëndeti.
Peshorja
Duke qenë se kuadri yjor është shumë i favorshëm, kjo periudhë që po kaloni mund t’jua ofrojë vërtet shumë shanse të mira. E keqja është se nuk dini të dalloni të mirën nga e keqja.
Akrepi
Jupiteri me peshën e tij të rëndë mund t’ju “tronditë” në planin sentimental, por për fatin tuaj të mirë, do të jetë Afërdita ajo që do t’i amortizojë goditjet. Sa e vështirë të komunikoni me dikë!
Shigjetari
Marsi në shenjë sot do të jetë shumë aktiv duke fuqizuar ndjeshëm edhe veprimin e planeteve të tjerë të favorshëm. Kujdes, në dashuri gjithçka mund të ndodhë me një Hënë kaq kapriçioze.
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje duhet të tregojnë më shumë se çdo herë tjetër kujdes, pasi Urani “hijerndë në shenjë mund të bëjë që sot të jeni konfuzë, grindavecë dhe të padurueshëm.
Ujori
Pas një periudhe të turbullt qielli juaj po fillon të hapet, duke lënë të kalojë nëpër “të çarat” që krijohen, rrezet e një dielli që ju ndriçon rrugën dhe idetë. Kujdes nga pabesia e dikujt.
Peshqit
Periudhën e tensionuar e plot telashe duket se e keni lënë prapa, prandaj është koha t’i ktheni sytë nga e ardhmja dhe të merreni më shumë me të. Mendohuni mirë para se të bëni një lëvizje të re.