Horoskopi, 06 prill 2019

anazapta

Dashi

Duhet përsëri një Afërditë e mirë në shenjën tuaj që pas  euforisë që ju pushton  të ndjeheni të kthjellët, si rrallë ndonjëherë. Kujdes, sepse Marsi nga ana tjetër ju bën shumë agresivë.

 

Demi

Edhe pse humori juaj nuk është ai i zakonshmi, për shkak të një Saturni negativ në shenjë, ylli juaj i mirë sot do të jetë Merkuri, që stimulon pikërisht fushën sentimentale.

 

Binjakët

Janë një numër planetësh, me Marsin dhe Afërditën në plan të parë, të cilët ju mbështetin dhe do të lehtësojnë punën tuaj, sidomos në fushën profesionale e në aspektin ekonomik

 

 

Gaforrja

Në përgjithësi, për ju që i përkisni kësaj shenje, yjet nuk “thonë” ndonjë gjë të re, prandaj pritet një ditë përgjithësisht e qetë e normale. Era e dashurisë sot fryn nga Afërdita dhe Hëna.

 

Luani

Pozicioni në të cilën ndodhet aktualisht Afërdita është shumë i favorshëm për ju, sidomos në drejtim të fushës sentimentale. Kujdes, sepse gjithmonë e teproni me shpenzimet.

 

Virgjëresha

Kontrasti i Jupiterit dhe Marsit nga njëra anë dhe Merkurit  e Saturnit (të cilët janë yjet që ju mbështetin) nga ana tjetër, bën që sot të jeni shumë të pavendosur e konfuzë në ide.

 

Peshorja

Është Ndikimi pozitiv i Saturnit në shenjë që sot do t’ju ndihmojë të jeni më të organizuar në mënyrë që të dini sesi t’u bëni ballë impenjimeve tuaja të shumta. Kujdes raportet ndërpersonale.

 

Akrepi

Me planetin e kuq kaq agresiv në shenjë, do ta keni vërtet të vështirë të përmbaheni, por, sidoqoftë, do të jenë të tjerët ata që do t’ju ndalojnë të bëni veprime të nxituara.

 

Shigjetari

Ndikimit të fuqishëm të Afërditës sot i bashkohet edhe Hëna më pozitive se kurrë për ju, prandaj edhe forca juaj e vullnetit dhe këmbëngulja karakteristike bëjnë të dilni fitues.

 

Bricjapi

Edhe pse ndikimi negativ i Uranit në shenjë mund të bëjë të ndjeheni të plogët e ndoshta edhe apatikë, asnjë problem sepse është Marsi aji që ju sjell stimujt e munguar në momente kyçe.

 

Ujori

Edhe për ju sot pritet një ditë mjaft pozitive, pasi vazhdoni të jeni nën egidën e Afërditës së “mbrojtëse” nga njëra anë dhe Merkurit që u stimulon fantazinë nga ana tjetër.

 

Peshqit

Duket se do të jetë një ditë shumë e mirë kjo e sotmja për ju që jeni në ndikimin e dyshes Afërditë-Hënë, pasi do ti mbështetin në të gjitha fushat. Mund të keni probleme me vetëkontrollin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *