Horoskopi, 07 janar 2020

anazapta

Dashi

Edhe pse parashikohet një ditë e mirë për ju dhe kuadri yjor duket se jua thjeshton gjerat, duhet të tregoni durim sepse një mosmarrëveshje me partnerin mund te jetë thjesht për teka.

Demi

Mund të jetë një moment i mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi keni mbështetjen pozitive të Jupiterit dhe Saturnit. Një moment mjaft i mirë edhe në aspektin sentimental. Mirë shëndeti.

 

Binjakët.

Hëna shumë pozitive në shenjë nga njëra anë dhe Afërdita shumë  e favorshme e bëjnë ditën tuaj në planin sentimental vërtet të bukur. Mund të jeni më aktivë në punë.

Gaforrja

Kuadri yjor sot duket disi i paqartë për shumë nga ju, prandaj mund të jeni disi konfuzë e ndoshta edhe të trazuar. Kujdes, problemet në punë nuk duhet t’i bartni edhe në raportet ndërpersonale.

Luani

Sot mund të merrni frymë lirisht, pasi një situatë problematikë në aktivitetin e përditshëm mund të marrë një zgjidhje të kënaqshme. Në raportet personale duket se gjërat po shkojnë ashtu si dëshironi.

 

Virgjëresha

Kur punët shkojnë mirë nuk ka se sit ë mos ndjeheni të lehtësuar. Kjo bën që të jeni më të disponueshëm për partnerin, por mos kërkoni të bëni më shumë nga mundësitë tuaja.

Peshorja

Nëse situate apo marrëdhëniet tuaja në punë nuk janë fort të mirë, mundohuni që çfarë i takon punës ta lini aty e të mos përfshini partnerin në to. Duhet të hidhni hapa të kujdesshëm.

Akrepi

Kuadri yjor është pozitiv për sektorin e punës, por ju sugjerohet të kërkoni më shumë bashkëpunim duke evituar t’i merrni të gjitha meritat për vete. Mundohuni të jeni më tolerantë me partnerin.

Shigjetari

Ndjeheni të lodhur e pa shumë energji e kjo për shkak të një situate yjore disi konfuze. Vonesat e vazhdueshme duket se ju bëjnë nervozë, prandaj mundohuni të ruani vetëkontrollin.

Bricjapi

Nëse në raportet me partnerin mund të ketë pasur ndonjë moment krize. Dita e sotme është e mirë për ta tejkaluar tashmë. Mundësi  mjaft të mirë paraqiten edhe në sektorin e punës.

Ujori

Ndoshta ndjeheni paksa të lodhur e pa shumë dëshirë për punë, por është vetëm një përshtypje, se shpejt e do ta merrni veten. Në dashuri ju këshillohet të jeni më të hapur ndaj partnerit.

Peshqit

Sot duhet maturi, sepse duke pasur hënën kundër mund të ndjeheni disi nervozë. Përsa i takon punës, është mirë të mos zgjateni shumë në hollësi, por përvishni mëngët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *