Dashi
Dita e sotme parashikohet të jetë e mirë por me dalje të mëdha parash, mundohuni të frenoni disi shpenzimet dhe të balanconi këto shpenzime. Mundohuni t’i kushtoni kohë partnerit.
Demi
Duhet të përfitoni nga vendosja e planeteve në shenjën tuaj, është momenti i duhur për t’u shfrytëzuar në punë dhe në familje. Do të kaloni një mbrëjme të këndshme me miqtë.
Binjakët
Më së fundi Dielli në shenjë do të qartësojë horizontin dhe do t’ju ngarkojë me energji. Kjo do të shprehet shumë në krijimtarinë tuaj dhe në komunikimin me njerëzit që ju rrethojnë.
Gaforrja
Barometri i yjeve tregon për një përmirësim në përgjithësi të jetës tuaj. Nëse jeni beqarë, ka mundësi që të filloni një dashuri të re. Ndërsa, nëse keni një partner, atëherë raporti juaj do të përforcohet.
Virgjëresha
Disa beteja të humbura nuk do t’ju shqetësojnë, dmth. ajo që ka rëndësi është të fitoni luftën, siç do të bëni që nga dita e sotme. Silluni mirë me partnerin, sidomos tani që gjithçka shkon mirë.
Peshorja
Hëna e re që sapo hyn me ndikimin e saj ne shenjën tuaj, do të verë në provë nervat dhe durimin tuaj. Një sërë të papriturash do t’ju detyrojnë të ndryshoni programet e ditës.
Shigjetari
Një shëtitje me miqtë më të dashur në një vend të preferuar nga ju, mund të jetë pikërisht gjëja e duhur për fizikun dhe moralin tuaj. Ndërsa në çift tashmë e keni kaluar momentin më të vështirë.
Bricjapi
Nëse do të jeni të lodhur, me ankth dhe të rraskapitur nga stresi, është mirë të shkëputeni pak dhe të keni një moment pushimi. Përballë sjelljes tuaj disi jo të zakonshme, partnerit mund t’i lindin dyshime.
Ujori
Do t’ju shërbejë pak pushim nga ana mendore, si për të përcaktuar mirë projektet, ashtu edhe për të analizuar me qetësi disa mosmarrëveshje me personin që dashuroni.
Peshqit
Është ditë mjaft pozitive, sidomos për anën sentimentale dhe erotike. Nëse jeni në çift do të jeni të pa rezistueshëm. Nëse jeni beqarë, mund të keni flirte me personat që ju pëlqejnë.

paska ken kafe 600 s,ta ka qit mir filghanin.