Dashi
“Përplasja” Mërkur- Mars sot mund të ketë reperkusione edhe te të lindurit e kësaj shenje, prandaj pritet një ditë e tensionuar. Natyrisht që problemet e pazgjidhura e të trashëguara ju bëhen pengesë.
Demi
Me Marsin dhe Uranin në shenjë do të keni një shans më shumë për t’u afirmuar në fushën profesionale dhe në aspektin ekonomik . Nga ana tjetër, Afërdita ju risjell qetësinë shpirtërore.
Binjakët
Mendoni më shumë për projektet afatgjata, në mënyrë që të evitoni rënien në monotoni. Një ditë e mirë për raportet profesionale favorizohet nga hyrja e Mërkurit në shenjë.
Gaforrja
Pozicioni aktual i Afërditës nuk do të jetë vetëm ylli që do t’ju orientojë në fushën sentimentale, por do t’ju japë aftësinë për të bindur të tjerët. Duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet.
Luani
Janë shumë planete sot që ju mbështesin dhe ju ndihmojnë që t’i orientoni energjitë tuaja në drejtimin e duhur dhe të jeni sa më racionalë në veprimet tuaja. Nuk ju mjafton kjo?
Virgjëresha
Problemet dhe telashet e ditëve të fundit sot ka mundësi t’ju çojnë në atë pikë sa të merrni një vendim përfundimtar. Afërdita është këshilltare e “keqe” për dashurinë.
Peshorja
Sot e keni një arsye për ‘t’ia shkelur ca më shumë gazit”, pasi Mërkuri dhe Marsi ju imponojnë ritme të tilla që nuk i shmangeni dot nxitimit. Momente magjike në dashuri.
Akrepi
Parashikohet një ditë e mirë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi do të jeni nën egidën e Marsit dhe Afërditës. Mos nguroni t’i jepni përgjigjen e merituar atij që ju stigmatizon.
Shigjetari
Gjatë ditës s sotme qielli juaj sot duket disi i “veshur” për shkak të një tranziti kaotik të yjeve prandaj do të jeni të prirur për ta parë realitetin ndryshe, çka ju bën të jeni melankolikë.
Bricjapi
Pritet një ditë e mirë, por duet të shfrytëzoni në maksimum stimujt e pazëvendësueshëm të Afërditës në dashuri, për t’i dhënë fund një herë e mirë një mosmarrëveshjeje me partnerin.
Ujori
Duhet të tregoheni më realistë e të vlerësoni me objektivitet atë që ndodh rreth jush, në mënyrë që të dini se nga të orientoheni. Një takim mund të rezultojë mjaft interesant, por duhet të tregoheni më aktive.
Peshqit
Nuk do t’ju mungojë as mbështetja e yjeve e as dëshira juaj për të bërë gjithçka mundeni për të realizuar një objektiv tuajin. Është një rival i juaji që mundohet me çdo kusht t’ju nxjerrë pengesa.
