Dashi
Është e mundur që dita e sotme do të jetë pak e bezdisshme. Nervozizmi do t’ju bëjë të paqëndrueshëm dhe do të ndikojë në marrëdhëniet me njerëzit që ju rrethojnë. Shëndeti mirë.
Demi
Mos u hutoni dhe mos i merrni me lehtësi situata të rëndësishme që meritojnë më shumë vëmendje nga ana juaj. Ndërsa, përsa i përket jetës sentimentale gjithçka shkon mirë.
Binjakët
Mërkuri në orbitën tuaj hyn në mënyrë shumë harmonike, kjo do t’ju sjellë shumë gjëra pozitive në anën profesionale. Mundohuni të shfrytëzoni çdo rast të ri që ju paraqitet.
Gaforrja
Hëna ju bën disi të plogësht dhe dembelë. Mirë është të lëvizni dhe të shfrytëzoni kohën. Është në të mirën tuaj që të mos lini çështje pezull. Kujdes me partnerin, mund të keni një diskutim.
Luani
Marsi do t’u japë ide të reja, por mundohuni të seleksiononi ato më të vlefshmet dhe më konkretet. Të favorshme janë edhe mbledhjet në punë. Jetë në çift është në maksimum.
Virgjëresha
Rëndësi në ditën e sotshme do të ketë dialogu në familje. Është shumë e rëndësishme që ju të tregoni pikërisht idetë dhe mendimet tuaja për një çështje shumë delikate.
Peshorja
Të reja të mëdha e të vogla ju presin. Mërkuri, ylli i komunikimit hyn në shenjën tuaj dhe i ndihumuar edhe nga planete të tjerë, premton t’ju japë një energji të veçantë për të arritur qëllimet tuaja në punë.
Akrepi
Disa planete janë akoma në orbitë kundërshtuese dhe kjo gjë më shumë do të ndihet në jetën në çift, që do të karakterizohet nga një divergjencë e theksuar me partnerin. Kujdes, veproni në mënyrë të ekuilibruar.
Shigjetari
Edhe pse mbështjetja e miqve do të jetë prezente në ditën e sotme, përsëri do të ndiheni të vetmuar. Mos u dëshpëroni, është pikërisht Hëna që ju bën më të ndjeshëm se zaknoisht.
Bricjapi
Armiku juaj më i keq mund të jetë mungesa e përqendrimit. Kini më shumë kujdes dhe mos lini që dembelizmi mendor t’ju kushtëzojë në ditën e sotme. Gjithsesi kjo nuk do t’ju cenojë aspak në sigurinë tuaj.
Ujori
Një përmirësim në të gjitha anët. Angazhimet tuaja po bëhen gjithnjë e më të dendura, kjo është një shenjë shumë pozitive, por mundohuni të mos e ngarkoni shumë veten.
Peshqit
Duhet të bëni një sistemim të jetës tuaj, sidomos të asaj profesionale. Keni shumë qëllime, por duhet të punoni më shumë për t’i arritur ato. Shëndeti është mjaft i mirë.