Dashi
Janë shumë planete që lëvizin me shpejtësi në shenjën tuaj, duke iu imponuar një ritëm marramendës në aktivitetin tuaj, por duke iu garantuar edhe sukses në shumë fusha.
Demi
Pas një periudhe me shumë peripeci dhe “kontraste”, orbita e ëmbël e Hënës duket se të veprojë si një balsam çudibërës, sepse si me magji do t’ju çlirojë nga stresi.
Binjakët
Me gjithë ”prapësitë” e zakonshme të Marsit tekanjoz, i cili është edhe ylli juaj, në përgjithësi shenja juaj do të dominohet nga tendenca pozitive e Marsit dhe e Afërditës.
Gaforrja
Një ditë plot kontraste dhe kontradikta, por ja ku shfaqet papritur aleati juaj, Jupiteri, i cili me “peshën” e tij të rëndë do të ndikojë që të lëmohen të gjitha ashpërsitë që lë Hëna.
Luani
Meqenëse Mërkuri e ka braktisur shenjën tuaj për t’ia lënë vendin një Marsi më agresiv se kurrë, dita për ju sot do të jetë mjaft e zënë, dhe do të ketë edhe shumë stres.
Virgjëresha
Sot ka shumë të ngjarë që të ndiheni të lodhur e të këputur pa u ngritur mirë nga krevati dhe kjo sepse Mërkuri është vendosur në një kënd nga ku lëviz me shumë plogështi.
Peshorja
Mosmarrëveshje të vogla, por thuajse shumë të shpeshta me të tjerët janë në rend të ditës sot për shkak “përplasjes” në shenjë ndërmjet Saturnit dhe Marsit. Mund të merrni një propozim të ri.
Akrepi
Është një periudhë disaditore që përshkohet nga një vorbull plot ngjarje të ndryshme, të cilat, veç të tjerave kërkojnë në radhë të parë shumë energji dhe forcë.
Shigjetari
Kontrasti në shenjë ndërmjet Marsit, Jupiterit dhe deri diku edhe Afërditës do të jenë shumë të favorshme për ju, pasi do t’ju japin shumë gjallëri dhe shumë fantazi njëkohësisht.
Bricjapi
Mërkuri sot është një aleat i pazëvendësueshëm për ju, pasi do t’ju mbështesë pikërisht në sektorin ku zakonisht nuk ju ecën, siç është ekonomia. Interesant edhe erosi.
Ujori
Edhe për ju janë një mori planetesh që “qarkullojnë” pa asnjë lloj kontrasti ndërmjet tyre, që të mund të reflektohet edhe në jetën tuaj. E vetmja pengesë për punën tuaj jeni ju vetë.
Peshqit
Efekti i Mërkurit e pjesërisht edhe i Hënës bëjnë që sot të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme në punë, ndërsa nga ana tjetër, të jeni edhe më të kthjellët në gjykimin e problemeve.