Dashi
Orbita harmonike e planetit të dashurisë, Afërditës dhe Jupiterit në shenjë janë në një farë mënyre haraldët që paralajmërojnë fatin e mirë. Edhe në aspektin profesional gjërat shkojnë mjaft mirë.
Demi
Do të jeni nën ndikimin e një Merkuri i cili do të bëjë të jeni tërheqë më shumë nga inteligjenca se sa nga pamja juaj e jashtme. Eshtë sërish Merkuri ai që favorizon aktivitetet artistike.
Binjakët
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën egidën e sigurtë të Afërditës e të Jupiterit, të cilët do të bëjnë të jenë më të lirshëm në kontaktet me të tjerët dhe më të disponueshëm për partneërin.
Gaforrja
Janëshumë yje në një “parakalimi” i gjithë në favorin tuaj, të paktën përsa i takon fushës sentimentale dhe dashurisë. Urani në shenjë bën që të jeni paksa të plogët e të lëvizni disi me përtesë.
Luani
Afërdita në shenje është një lloj garancie edhe për ju që në planin sentimental gjërat të shkojnë rrjedhshëm. Ekonomia mund të ecë më shumë nëse kontrolloni shpenzimet e tepërta.
Virgjëresha
Ju duket se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur në fushën sentimentale, por është thjesht një përshtypje, sepse në fakt është një moment qetësie pauze pas së cilës mund të pritet një shpërthim i ri.
Peshorja
Një lidhje e re sentimebntale e juaja është e destinuar jo vetëm të konsolidehet me “bekimin” e Afërditës, por janë të gjitha shenjat që ajo të jetë shumë e gjatë. Mirë shëndeti.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shnje do të jenë nën ndikimin e Një Marsi që sot, nuk është në harmoni me Afërditën, prandaj edhe në planin sentimental predominon melankolia. Jeni shumë pasionalë.
Shigjetari
Me Hënën mbi kokë dhe sidomos Marsin në një orbitë aspak të favorshme, “një aventurë dashurie” nuk do të kishte shumë fat nëse nuk do ishte mbështetja e Afërditës nga ana tjetër.
Bricjapi
Cilësitë tuaha më të mira dhe aftësitë e veçanta në planin profesional do të çmohen dhe për këtë do të keni një sodisfaksion të veçantë. Mundohuni të vendosni ekulibre në raportet me partnerin.
Ujori
Jeni disi të lodhur e herë –herën dukeni ju duket vetja apatikë? Jnë yjet që ju “imponojnë” një plogështi të tillë, nga e cila do të dilni shumë shpejt. Ju pret mnjë mbrëmje “eksplozive”.
Peshqit
Në një fazë kaq të turbullt në raportet me partnerin eshtë më mirë të mos e ndërlikoni situatën por të veproni me maturi derisa gjithçka të sqarohet përfundimisht. Tensionet në punë krijonë stresse.
