Dashi
Problemet e këtyre ditëve shumë shpejt do t’i përkasin së kaluarës, prandaj mundohuni t’i harroni sa më shpejt. Marsi do të bëjë të ndjeheni më mirë dhe më energjikë.
Demi
Duhet të jeni më të qartë në ide, për të shprehur ashtu siç duhet mendimet tuaja, ndryshe do të vazhdoni të jeni konfliktualë në raportet me të tjerët. Mundohuni të jeni më tolerantë me partnerin.
Binjakët
Marsi, Merkuri dhe Afërdita ju stimulojnë së tepërmi për të ndërmarrë iniciativa të reja, njëkohësisht shumë të rëndësishme nga ana profesinale. Shpirti i kundërshtimit duket se ka rënë në qetësi.
Gaforrja
Merkuri sot ndodhet në një pozicion jo shumë të favorshëm për ju, megjithatë nuk ka vend për t’u alarmuar, është Afërdita ajo që rivendos ekuilibret. Atmosferë e këndshme në rrethin miqësor.
Luani
Gjithçka duket se do të rifillojë nga e para në një punë që keni nisur, e kjo sepse jeni shumë konfuzë. Ndoshta është momenti të ktheni më shumë sytë nga njerëzit më të afërt.
Virgjëresha
Fantazia e aftësia juaj krijuese do të jenë në pikun e tyre, falë pozicionit shumë të favorshëm në këtë aspekt të Merkurit në shenjë. Pritet një mbrëmje interesante në planin sentimental.
Peshorja
Merruni më shumë me gjërat që ju përkasin juve dhe lërini të tjerët të merren me problemet e tyre. Hëna negative ju ka sjellë jo pak shqetësime, prandaj jeni shumë të irritueshëm.
Shigjetari
Tashmë duket se ana profesionale do të jetë në plan të parë, me Marsin që stimulon pikërisht këtë fushë dhe kjo ju bën të ndjeheni psikologjikisht më mirë. E teproni sërish me shpenzimet.
Bricjapi
Është Urani që sot duket sikur ju ve nën presion, sidomos ju që keni lindur në javën e tretë. Një kontroll i përgjithshëm i financave tuaja nuk do të ishte aspak i tepërt.
Ujori
Hëna sot nuk është në një pozicion të favorshëm në shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime, sidomos në raportet ndërpersonale. Në planin profesional duket se gjërat lëvizin pozitivisht.
Peshqit
Ndjeheni disi të lodhur, por është suksesi ai që ju bën të harroni gjithçka keni kaluar deri tani. Në planin sentimental, Hëna stimulon kontaktet e shpeshta dhe njohjet e reja.
