Horoskopi, 08 gusht 2018

anazapta

Dashi

Rikthehet përsëri ndikimi negativ i Saturnit në një orbitë të pafavorshme dhe nga ana tjetër, edhe Hëna e “errët” bën që t’ju vijnë mendime të zymta. Nganjëherë ju dëmton sinqeriteti i tepërt.

 

Demi

Sot duket se do t’ju duhet të bëni gjithçka vetë, pasi ata te të cilët mendoni t’i delegoni detyrat nuk kanë më dëshirë t’ju dëgjojnë e t’ju ndjekin. Marsi sot sikur ua shton plogështinë.

 

Binjakët

Urani sot është në një pozicion të mirë, por ndikimi i tij i fuqishëm mund t’ju sjellë disekuilibër. Do t’ju paraqitet mundësia të arrini një kompromis që ju favorizon, por nuk duhet të hezitoni.

 

Gaforrja

Shenja juaj  sot do të jetë e dominuar nga planet në kontrast mes tyre e kjo sjell zakonisht konfuzion e ndoshta edhe apati. Mundohuni të evitoni kontaktet me tipa ngacmues e provokues.

 

Luani

Problemi juaj kryesor sot mund të jetë dëshira e madhe për të bërë nga njëra anë dhe Afërdita që rrit shumë sensibilitetin tuaj, nga ana tjetër. Kujdes, e keni tepruar disi me shpenzimet.

 

Virgjëresha

Pritet një ditë në ngjitje e kjo do të thotë se vështirësitë do të jenë jo të pakta. Megjithatë Marsi duket se do të jetë në anën tuaj dhe me pak përpjekje ia dilni mbanë. Mirë shëndeti.

 

Peshorja

Hëna në shenjë sot ja ndikim tejet pozitiv e kjo sigurisht ju rikthen humorin. Të favorizuara janë fushat e tregtisë e investimet, por këshillohuni më parë për çdo iniciativë apo propozim.

 

Akrepi

Sot ju këshillohet të tregoheni më të durueshëm pasi impenjime të shumta dhe qejfmebjtje të vogla duken të paevitueshme. Megjithatë Marsi dhe Afërdita ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të zemrës.

 

Shigjetari

Mërkuri dhe Urani ju bëjnë tepër ndikues e kjo ju bën kreative e të paparashikueshëm. Në punë mund të keni diskutime të vogla, ndërsa në dashuri do të merrni përkujdesje të ëmbla.

 

Bricjapi

Afërdita në shenjë do t’ju bëjë protagonistë në dashuri (edhe pse shpenzimet mund të jenë të mëdha). Intuita do t’ju bëjë të kuptoni se kush janë personat që mund t’i besoni, dhe kujt të mos i zini besë.

 

Ujori

Disa probleme tuajat, sidomos në punë ose në sektorin ekonomik, mund të zgjidhen mrekullisht. Situata komprometuese dhe raporte të thyera, mund t’i lenë vend një stabiliteti të ri.

 

Peshqit

Kujdes sepse  me Uranin kaq negativ në shenjë sot nuk mund të prisni një ditë krejt të qetë. Puna, dashuria dhe impenjime të çdo lloji, veç të tjerave  mund të sjellin shumë stres.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *