Horoskopi, 08 janar 2014

anazapta

Dashi

Parashikohet t’ju ndodhin disa  pengesa dhe te papritura. Këto do t’ju vënë në provë aftësitë tuaja për të dalë nga situata të pa parashikueshme. Një dashuri romantike në horizont.

 

Demi

Gjëja që ju shqetëson shumë  është komunikimi me partnerin që për ju është shumë i rëndësishëm dhe që ju e keni arritur. Nëse jeni vetëm, nuk do të mbeteni të tillë për një kohë të gjatë.

 

Binjakët

Do të ndieni i rrethuar nga thashethemet dhe nga fjalët të këqija për shkak të kontrastit të Diellit me Uranin, mos ia vini re dhe vazhdoni rrugën tuaj. Evitoni sforcimet.

 

Gaforrja

Falë Hënës humori juaj do të jetë i shkëlqyeshëm, falë një sensi mirëqenieje psikofizike që ju bën shumë vitalë dhe moskokëçarës. Do të donit të udhëtonit larg me miqtë tuaj.

 

Luani

Nëse nuk keni shumë ide, lëruani të tjerëve organizimin e mbrëmjes, pa diskutuar dhe pa refuzuar propozimet e tyre. Nëse jeni çift është mirë t’i lejoni vetes pak frymëmarrje.

 

Virgjëresha

Hëna dhe Urani në kundërshtim ju sjellin shqetësime në lidhje me partnerin por edhe me miqtë tuaj. Por gjithçka do të shkojë mirë në qoftë se do të evitoni ankthin dhe reagoni impulsivisht.

 

Peshorja

Nëse nuk keni programe interesante për ditën, përfundoni një punë të lënë pezull. Edhe në shtëpi mund të bëni shumë gjëra. Është mirë të ushtroheni fizikisht pa e tepruar me sforcimet.

 

Akrepi

Hëna ju jep vitalitet dhe entuziazëm. Pra mund të bëni gjithçka që s’ka të bëjë me të qenit të qetë dhe të kujdesshëm. Gjithashtu mund të vazhdoni një lidhje që bëhet dita ditës më interesante.

 

Shigjetari

Është mirë të mos debatoni në shtëpi, lërini gjërat të rrjedhin në mënyrë të thjeshtë dhe gjithçka do të stabilizohet. Ndërsa në mbrëmje romanticizmi juaj do të jetë në maksimum.

 

 

Bricjapi

 

Një telefonatë apo një vizitë e papritur mund të ndryshojë pozitivisht programin e ditës së sotme. Dikush do të organizojë një shëtitje me miqtë. Dashuria dhe erosi do të jeni në qendër të mendimeve tuaja.

 

Ujori

Dita e sotme do të jete relativisht e qetë. Do të çlodheni dhe argëtoheni në shoqërinë e miqve tuaj. Nëse jeni vetëm, nuk përjashtohet rasti i një takimi sentimental që do të forcohet me kalimin e ditëve.

 

Peshqit

Falë Hënës, do të ndiheni në formë të shkëlqyer. Do t’ju duket gjithçka e lehtë për t’u arritur dhe sigurisht që do të jetë kështu sepse fati do t’ju ndihmojë. Perfekte harmonia me partnerin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *