Horoskopi, 08 nëntor 2021

anazapta

Dashi
Duke pasur parasysh kuadrin yjor për ju që i përkisni kësaj shenje këshilla më e mirë do të ishte të tregoheshit shumë të rezervuar, pasi do të jeni shumë të shpërqendruar e konfuzë.

Demi
Janë disa planetë në kontrast ndërmjet tyre dhe natyrisht që kjo do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj edhe gjendja juaj shpirtërore nuk do të jetë edhe aq e mirë. Mirë ekonomia.

Binjakët
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh sot në kuadrin yjor, prandaj edhe dita parashikohet e qetë dhe pa ndonjë gjë të rëndësishme për t’u shënuar. Afërdita duket se ju shkund në planin afektiv.

Gaforrja
Duket se do të jeni shumë brilantë në ide. Pasi edhe qielli juaj sot do të ndriçohet nga një mori yjesh të mirë, në radhë të parë nga Dielli shumë i favorshëm. Duhet të dini të shfrytëzoni rastet.
Luani
Me Mërkurin aq dinamik e vërshues në shenjë ka shumë të ngjarë që edhe për ju sot dita të jetë shumë “e shpejtë” e nga impenjimet e shumta as që keni për ta vënë re se si do të kalojë ajo.

Virgjëresha
Edhe pse Marsin, e deri diku edhe Afërditën sot do t’i keni kundër, është Urani ai që ju jep stimuj për të qenë aktivë dhe për të mos rënë në gjendje plogështie. Jeni pasionalë në dashuri.

Peshorja
Duhet të shfrytëzoni sa më shumë e të përfitoni sa kohë që yjet janë në përgjithësi pozitivë dhe ju mbështesin, sidomos në planin ekonomik. Më të ekuilibruar në gjykimin e një problemi.

Akrepi
Duke pasur parasysh Merkurin që dominon shenjën tuaj e që është gjithnjë e më invadues, edhe jun sot do të jeni shumë aktivë, por edhe të padurueshëmn për ata që ju dëgjojnë. Tregoni kujdes.

Shigjetari
Ka qenë një periudhë mjaft intensive për ju dhe tani që jeni nën egidën e yjeve të favorshëm, do të keni mundësi më të shumta për të zgjedhur pa u nxituar. Ju këshillohet të mos neglizhoni partnerin.

Bricjapi
Me kaq shumë yje në favorin tuaj eshtë mëse e natyrshme që dita e sotme të jetë mjaft e mirë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një njohje e re mund të sjellë ndryshime të mëdha.

Ujori
Edhe për ju, ylli juaj i mirë në shenjë do të jetë Mërkuri, i cili, ju jep stimujt e nevojshëm për të qenë aktivë. Kujdes, sepse ritmet marramendëse ju sfilisin. Mirë edhe dashuria.

Peshqit
Sot dita parashikohet të jetë kryesisht e qetë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do keni një rast mjaft të mirë në dashuri, pasi Afërdita sot stimulon në mënyrë të veçantë erosin tuaj.

Efeler mutlu son

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *