Dashi
Tani që Afërdita në shenjën tuaj është në një pozicion dominues sektori i dashurisë do të gëzojë një mbështetje të madhe dhe nuk është çudi që të lindë ndonjë e re. Mirë shëndeti.
Demi
Dëshironi të realizoni sa më shumë projekte, por mundësitë janë ato që janë, prandaj duhet të synoni në realizimin e atij që paraqet më shumë interes për ju. Keni mbështetjen e Saturnit.
Binjakët
Ndoshta është mirë që me probleme kontratash e marrëveshjesh të merret një njeri kompetent dhe i besuar yti, pasi pikërisht është kjo pika e dobët. Afërdita më në fund “përkëdhel” erosin.
Gaforrja
Edhe për ju është Saturni ylli i mirë, i cili bën që peshorja tani të anojë nga ana juaj dhe me pak zgjuarsi t’i imponohej një kundërshtari tuaj. Me hënën në favor, erosi nuk mund të jetë veçse pozitiv.
Luani
Me marsin në “opozitë” janë të tjerët ata që do ta shohin ndikimin e tij te agresiviteti juaj, që herë-herë mund të shoqërohet edhe me njëfarë arrogance. Nga ana tjetër, Jupiteri ju sjell fat.
Virgjëresha
Kuadri juaj yjor duket disi i trazuar, pasi janë një sërë planetesh në kontrast, si Urani e Plutoni, “prapësia” e të cilëve sikur zbehet nga afrimi i Uranit. Në majë të gjuhës i keni ankimet!
Peshorja
Në përgjithësi kuadri yjor duket i qetë, por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë vaj për ju. Saturni është në një pozicion të favorshëm, por është Hëna që mund të sjellë sherr.
Akrepi
Edhe ju do të jeni në trajektoren e një Saturni shumë pozitiv, i cili do t’ju mbështesë sidomos në aspektin profesional, ku edhe Mërkuri do të luajë një rol të rëndësishëm. Mirë dashuria.
Shigjetari
Sot do të jetë një ditë e qetë në përgjithësi, por do t’ju duhet të sqaroni një problem që prej shumë kohësh e kini lënë pas dore. Nxitimi është krejtësisht i pajustifikueshëm.
Bricjapi
Do të jetë një ditë mjaft intensive përsa i përket aktivetit tuaj që do të stimulohet nga dyshja Mërkur-Uran, ndërsa Hëna favorizon kontaktet në planin sentimental dhe njohjet e reja.
Ujori
Tani Afërdita në shenjë është në një orbitë shumë harmonioze. Çka do të thotë se fusha sentimentale do të jetë më e privilegjuara. Kujdes nuk duhet që të shkelni në dërrasë të kalbur.
Peshqit
Të lindurit e kësaj shenje, nën efektin e Saturnit do të jenë jo vetëm plot energji e dëshirë përtë punuar, por edhe solidë në kontraste e përplasje të mundshme. Më të “butë” me partnerin.