Horoskopi, 08 shkurt 2020

anazapta

DASHI

Prania e Hënës dhe Diellit në shenjën e Bricjapit do t’ju bëjë që të mos i kaloni këto ditë asht si do të dëshironit . Do të jeni të tensionuar sidomos përsa i përket aspektit profesional .

DEMI

Jeni te mbingarkuar me energji pozitive, saqë asgjë nuk do t’ju duket e pamundur. Mendoni të relaksoheni dhe të shfrytëzoni në maksimum fundjavën. Për këtë do t’ju ndihmojë dhe prania e Hënës në shenjën e Bricjapit .

 

BINJAKËT

Keni nevojë të largoheni nga rutina e zakonshme që ka pllakosur ditët tuaja. Një udhëtim do t’ju bënte mirë, jo vetëm psikologjikisht por edhe fizikisht. Bëni kujdes me ushqimin e tepruar.

 

GAFORRJA

Pjesa e parë e ditës do t’ju gjejë shumë pesimistë,kjo dhe si pasojë e pranisë së Hënës në shenjën e Bricjapit dhe Saturnin në shenjën e Peshores. Bëni durim është thjeshtë një fazë kalimtare .

 

LUANI

Me praninë e Venusit në shenjën e Ujorit rrezikoni të jeni mjaft të tensionuar dhe aspak në humor të mirë. Do ‘t’ju duket sikur asgjë nuk ju shkon mirë. Nuk është dita juaj më e mirë .

 

VIRGJËRESHA

Mërkuri ndodhet akoma në shenjën e Shigjetarit dhe ju bën mjaft nervozë. Vetëm mendimi që kjo gjendje mund të zgjasë pak ju irriton pamasë. Mundohuni të qetësoheni.

 

PESHORJA

Ju duket sikur jeni në një planet tjetër. Jeni shumë te paqartë për jetën tuaj. Ju duket sikur asgjë nuk do të shkojë në vendin e duhur. Bëni durim se e ardhmja do t’ju sjellë mjaft mundësi të mira.

 

AKREPI

Jupiteri në aspak pozitiv në shenjën e Demit është duke u larguar. Mos e humbni shpresën që çdo gjë mund të rregullohet. Nëse keni nevojë për mbështetje dijeni se keni shumë miq që ju duan të mirën.

 

SHIGJETARI

Marsi në shenjën e Virgjëreshës mund t’ju shkaktojë shqetësime fizike. Do të ndiheni lodhur, kjo dhe si pasojë e mënyrës së të ushqyerit. Bëni kujdes me alkoolin .

 

BRICJAPI

Sot do të jeni të pagabueshëm në zbatimin e planeve tuaja. Hëna akoma në shenjën tuaj do t’ju japë një intuitë të pagabueshme ,nëpërmjet së cilës do të merrni atë që kërkoni nga njerëzit që ju rrethojnë .

 

UJORI

Me praninë e Jupiterit në shenjën e Demit do të vini re që dikush kërkon t’ju ngatërrojë me miqtë. Aftësia juaj për të qenë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë do të rritet .

 

PESHQIT
Mund të keni një lidhje dashurie me njerëzit që i përkasin shenjës së Demit. Për këtë ju ndihmon dhe prania e s Jupiterit në shenjën e Demit. Mjafton të jeni të lirshëm dhe të shpalosni karakterin tuaj.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *