Dashi
Kuadri yjor, me Merkurin dhe Uranin në një orbitë të favorshme premton shumë, por nuk duhetv të qëndroni kaq pasivë. Nga ana tjetër, Afërdita iu bën më të dashur dhe Hëna ju stimulon fantazinë.
Demi
Duket se do të jetë një ditë e mirë për të aktivitetin tuaj dheb për fushën profesionale në përgjithësi, por i kujdes me shpenzimet, sepse është Marsi që ju bën dorëlëshuar. I ngadaltë por i sigurtë progresi.
Binjakët
Pritet një ditë mjaft e mirë me Merkurin që duket se është sërish mbështetësi dhe mbrojtësi juaj, bashkë me Afërditën që sot do të jetë në një orbitë të favorshme për çështjet e zemrës.
Gaforrja
Jeni në një kuadër të pastabilizuar yjor, i cili mund të sjellë efekte negative për shumë nga ju, që për shkak të kësaj gjendjeje mund të jeni të papqërqëndruar. Ju këshillohet të mos nxitoheni.
Luani
Keni një mori planetesh ju favorizojnë por hapni sytë, nuk duhet të nvleftësoni pengesat që sjellin Saturni dhe Urani. Jeni paksa të irritueshëm? Eshtë ndikimi i Hënës agresive.
Virgjëresha
Pas një periudhe jo edhe aq të mirë për ju duket se gradualisht gjërat po ndryshojnë në sensin pozitiv. Humori dhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jenë në rritje, me hyrjen e e Afërditës.
Peshorja
Nëse sot nuk do të realizoni një objektiv tuajin kjo do të vijë vetëm për shkakun tuaj, sepse në përgjithësi yjet janë shumë të favorshëm në shenjë. Mos premtoni atë që nuk e realizoni dot.
Akrepi
Edhe pse nuk duket se do të jetë një ditë e qetë për ju, për arsye se do të keni shumë impenjime, falë prakticitetit që ju karakterizon do të dini t’i zgjidhni me sukses situatat. Erosi le pak për të dëshiruar.
Shigjetari
Me largimin e Marsit nga shenja juaj shumë tensione duhet të zhduken prej jush. Afërdita u sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë patur probleme dashurie apo shëndeti.
Bricjapi
Ardhja e planetit të kuq në shenjë mund të sjellë lajme të rëndësishme. Priten mundësi të mira të premtuara veçanërisht nga Urani. Një telefonatë e largët ju bën të kujtoni miqtë e vjetër.
Ujori
Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër të kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.
Peshqit
Puna është në qendër të vëmendjes nga Merkuri. Prospektivat dhe impenjimet në muajt e ardhshëm mund të mos jenë më si tani (gjithnjë në vantazhin tuaj). Një vizitë shëndetësore ju këshillohet.
