Dashi
Tashmë Marsi është në një orbitë shumë të favorshme për ju, çka do të thotë se do të mund të zhvilloni idetë dhe projektet tuaja pa qenë të tensionuar. Më aktivë në planin sentimental.
Demi
Nuk keni ç’prisni e aq më pak të humbni nga një situatë e vështirë, prandaj është mirë të hidheni në sulm. E ndërlikuar duket edhe situata në planin sentimental. Kujdes shpenzimet.
Binjkakët
Përsëri për të lindurit e kësaj shenje është Mërkuri ylli i mirë, ai që do të sjellë energjitë e nevojshmë për të përballuar një ditë që pritet të jetë shumë e ngarkuar. Mirë raportet ndërpersonale.
Gaforrja
Kontrastet e yjeve në shenjën tuaj do të bëjnë që sot të jeni në mëdyshje për të bërë një zgjedhje përfundimtare. Të zgjidhni një aventurë të re në planin profesional apo në atë të dashurisë.
Luani
Edhe pse në ndonjë moment të caktuar mund të keni ndonjë problem të vogël, në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë.
Virgjëresha
Më në fund, pas një periudhe disaditore të turbullt e të paqartë, me humorin përtokë, po konturohen shenjat e para të ripërtëritjes. Optimizmi juaj me siguri që do të japë frytet e veta.
Peshorja
Edhe të lindurit e kësaj shenje do ta ndjejnë veten si me fletë, pasi t’i kenë shpëtuar “peshës” së rëndë të Marsit më shumë turbullues sesa luftarak. Normale lidhjet sentimentale.
Akrepi
Marsi agresiv dhe i “rrëmbyer” në shenjën tuaj vërtet që ju bën më dinamikë, por nga ana tjetër, stresi që sjell ai është i tillë që në fund ndjeheni të drobitur. Raporte të tendosura me dikë.
Shigjetari
Jo gjithmonë duhet menduar se gjithçka mund të arrihet vetë. Për të pasur një pozicion të rëndësishëm në jetë, duhet edhe ndihma e një miku. Lëvizje interesantë në planin sentimental.
Bricjapi
Me hyrjen e Marsit dhe pozicionin e favorshëm të Mërkurit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik.
Ujori
Do të jeni nën dominimin e Afërditës dhe Marsit, “përplasja” e të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Jeni shumë pasionalë, sepse është Afërdita që jua imponon.
Peshqit
Me një situatatë yjore shumë pozitive nuk do ta keni aspak të vështirë për të arritur atje ku dëshironi. Megjithatë jeni të papërqendruar e kjo ju bën shumë hezitues për të ndërmarrë një veprim.