Horoskopi, 09 mars 2015

anazapta

Dashi

Do t’ju duhet të ridimensioni një qëndrim tuaj të deritanishëm, pasi situata ka ndryshuar në favorin tuaj. Punët e zemrës tani duket sa janë vënë në “vijë” nga Afërdita pozitive.

 

Demi

Vazhdon një fazë ngjitjeje për shumë të lindur të kësaj shenje, të cilët edhe sot do të kenë mbrojtjen e yjeve të mirë. Paksa të lëkundur kur është fjala për të marrë një vendim definitiv.

 

Binjakët

Nuk ke ç’bën kur situata që krijohet  është e pafavorshme, prandaj sa më shumë që të përshtateni me realitetin e ri, aq më shpejt mund të dilni që andej. Një dëshirë e brendshme për të ndryshuar.

 

Gaforrja

Nëse do të jeni në gjendje të tregoheni më të moderuar e, pse jo, në rrethana të caktuara edhe tolerantë, do të shihni se edhe opinionet për ju do të ndryshojnë. Favoret sot vijnë nga hëna.

 

Luani

Efektet e Hënës agresive në shenjë nuk do të vonojnë të vijnë, kështu që sot, ndoshta që pjesën e dytë të ditës do të jeni vërtet pasionale e të zjarrtë por edhe nopranë e të padurueshëm.

 

Virgjëresha

Natyrisht që gjërat nuk mund të vazhdojnë të ecin përjetësisht mirë, prandaj duhet të mësoheni edhe me ndonjë periudhë stanjacioni apo me ndonjë dështim të vogël. Jeni më fat në dashuri.

 

Peshorja

Periudha e superngarkuar që keni kaluar ndoshta është motivi që në këtë fundjavë dëshironi të shkoni sa më larg, për t’u qetësuar. Afërdita në shenjë “ju gudulis” pasionet në dashuri.

 

Akrepi

Një Hënë disi e venitur mund t’ju turbullojë edhe ju në një farë mënyre, por ndikimi i Afërditës është shumë më i fuqishëm, duke bërë që fundjava të ketë më shumë momente sentimentale.

 

Shigjetari

Një javë stresuese sigurisht që ka ndikuar në gjendjen tuaj shpirtërore, prandaj keni humbur pak nga shkëlqimi juaj. Megjithatë, fundjava ju mjafton të ripërtëriheni të jeni sërish në formë të mirë.

 

Bricjapi

Tashmë rruga juaj është një tatëpjetë dhe e keni shumë më të lehtë të arrini atje ku dëshironi, por kujdes sepse pikërisht në tatëpjetat mund të rrëzoheni. Dhe sa keq të rrëzohesh tamam në finish!

 

Ujori

Me qetësi dhe me vullnet të mirë mund është momenti për të ndrequr përfundimisht një raport të tensionuar me dikë 9ndoshta edhe me partnerin. Kënaqësitë shpirtërore vijnë nga Afërdita.

 

Peshqit

Aspironi për një kthesë rrënjësore në planin profesional dhe madje jeni edhe të përgatitur për ta kryer sa më shpejt, por kjo nuk do të thotë se duhet ta bëni sa më shpejt. Mirë dashuria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *