Dashi
Parashikohet t’ju ndodhin disa pengesa dhe te papritura. Këto do t’ju vënë në provë aftësitë tuaja për të dalë nga situata të pa parashikueshme. Një dashuri romantike në horizont.
Demi
Gjëja që ju shqetëson shumë është komunikimi me partnerin që për ju është shumë i rëndësishëm dhe që ju e keni arritur. Nëse jeni single, nuk do të mbeteni të tillë për një kohë të gjatë.
Binjakët
Do të ndieni i rrethuar nga thashethemet dhe nga fjalët të këqija për shkak të kontrastit të Diellit me Urannin, mos ia vini re dhe vazhdoni rrugën tuaj. Evitoni sforcimet.
Gaforrja
Falë Hënës humori juaj do të jetë i shkëlqyeshëm, falë një sensi mirqënieje psikofizike që ju bën shumë vitalë dhe moskokëçarës. Do të donit të udhëtonit larg me miqtë tuaj.
Luani
Nëse nuk keni shumë ide, lërjuani të tjerëve organizimin e mbrëmjes, pa diskutuar dhe pa refuzuar propozimet e tyre. Nëse jeni çift është mirë t’i lejoni vetes pak frymëmarrje.
Virgjëresha
Hëna dhe Urani në kundërshtim ju sjellin shqetsime në lidhje me partnerin por edhe me miqtë tuaj. Por gjithçka do të shkojë mirë në qoftë se do të evitoni ankthin dhe reagoni impulsivisht.
Peshorja
Nëse nuk keni programe interesante pëer ditën, përfundoni një punë të lënë pezull. Edhe në shtëpi mund të bëni shumë gjëra. Është mirë të ushtroheni fizikisht pa e tepruar me sforcimet.
Akrepi
Hëna ju jep vitalitet dhe entuziazëm. Pra mund të bëni gjithçka që ska të bëjë me të qënit të qetë dhe të kujdesshëm. Gjithashtu mund të vazhdoni një lidhje që bëhet dita ditës më interesante.
Shigjetari
Është mirë të mos debatoni në shtëpi, lërini gjërat të rrjedhin në mënyrë të thjeshtë dhe gjithçka do të stabilizohet. Ndërsa në mbrëmje romanticizmi juaj do të jetë në maksimum.
Bricjapi
Një telefonatë apo një vizitë e papritur mund të ndryshojë pozitivisht programin e ditës së sotme. Dikush do të organizojë një shëtitje me miqtë. Dashuria dhe erosi do të jeni në qendër të mendimeve tuaja.
Ujori
Dita e sotme do të jete relativisht e qetë. Do të çlodheni dhe argëtoheni në shoqërinë e miqve tuaj. Nëse jeni single, nuk përjashtohet rasti i një takimi sentimental që do të forcohet me kalimin e ditëve.
Peshqit
Falë Hënës, do të ndiheni në formë të shkëlqyer. Do t’ju duket gjithçka e lehtë ëpr tu arritur dhe sigurisht që do të jetë kështu sepse fati do t’ju ndihmojë. Perfekte harmonia me partnerin.
