Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 10 mars 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 10 mars 2013
Horoskopi

Horoskopi, 10 mars 2013

anazapta
Published March 10, 2013
Share
SHARE

Dashi

Do ta keni vërtet mbështetjen e shumë yjeve, por nëse nuk merrni në dorë vetë drejtimin e punëve, rrezikoni të mos përmbyllni asgjë. Pse i dramatizoni edhe gjërat më të thjeshta?!

 

Demi

Mos u nxitoni për të bërë një zgjedhje të re, sepse nuk është çudi që të bini nga shiu në breshër. Pastaj do ta keni shumë të vështirë të ktheheni prapa. Bëni më shumë për partnerin.

 

Binjakët

Edhe pse tani për tani nuk pritet asgjë e re, yjet ju këshillojnë të qëndroni të gatshëm, pasi priten ndryshime drastike. Miqësi e njohje të reja po shfaqen në horizont.

 

Gaforrja

Vazhdojnë përmirësimet në kuadrin yjor për ju dhe me mbështetjen e yjeve të mirë do të rikuperoni atë që keni humbur më parë. Do të jeni më aktivë në punë dhe më të vlerësuar.

 

Luani

Përsëri është Mërkuri ai që i jep një ritëm shumë të lartë gjithçkaje që ju rrethon, duke ju detyruar të sforcoheni shumë për të mbajtur edhe ju ritmin. Nuk është e lehtë të ndaheni me dikë.

 

Virgjëresha

Edhe pse Marsi mund të shfaqë pengesa të ndryshme për ju, Afërdita është ajo që premton të përmirësojë ndjeshëm jetën tuaj shoqërore, madje t’ju sjellë njohje të reja mjaft interesante.

 

Peshorja

Një situatë yjore “e sheshtë” duket se do të vazhdojë akoma, pasi edhe tranziti në shenjë i yjeve është i qetë. Afërdita duket aktive tek favorizon kontaktet dhe njohje të reja në planin sentimental.

 

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje, sot duhet të tregojnë kujdes sepse do të jenë nën pushtetin e një Hëne “zevzeke”, që i bën shumë nervozë. Nuk duhet të hyni në diskutime sepse mund t’i ktheni në polemika.

 

Shigjetari

Përgatituni për një ditë mjaft të ngjeshur, pasi edhe Mërkuri e Saturni favorizojnë pikërisht kontaktet dhe traktativat me të tretët. Është më mirë për ju të dëgjoni se sa të flisni.

 

Bricjapi

Duket se yjet janë vënë në garë për t’ju mbështetur sa më shumë, pasi edhe sot do të keni mbështetje të gjithanshme nga qielli, ku mbi të gjitha veçohet Afërdita me sharmin që ju sjell.

 

Ujori

Një ditë me ritme frenetike parashikohet edhe për të lindurit e kësaj shenje, që gjithsesi duhet të bëjnë kujdes dhe ta ngrenë pak këmbën nga gazi. Nxitimi shpesh ka sjellë edhe dështime.

 

Peshqit

Edhe pse do të jeni shumë të ngarkuar me aktivitetin tuaj të përditshëm, sot është dyshja Mërkur-Afërditë që do ta bëjë më të ëmbël jetën tuaj sentimentale. Shëndeti mjaft i mirë.

anazapta March 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?