Horoskopi, 10 tetor 2013

anazapta

Dashi

Edhe pse qielli juaj është i qetë, do t’ju mungojë mbështetja e yjeve, prandaj duhet të mbështeteni më shumë në aftësitë dhe resurset tuaja se sa te fati. Me pak kujdes mund të evitoni një humbje.

 

Demi

Është Jupiteri që sot ju sjell stimuj të rinj e që bën të rizgjohet optimizmi juaj. Megjithatë, duhet të tregoheni sa më racionalë, pasi frenezia bën të mos i shpërndani si duhet forcat.

 

Binjakët

Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje e që mbi kokë keni Merkurin poiztiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe konkrete si në planin ekonomik ashtu edhe në atë sentimental.

 

Gaforrja

Pas një periudhe pak a shumë konfuze duket se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar, ose për të paraqitur një kërkesë tuajën. Nësër mund të jetë vonë.

 

Luani

Të kesh mbi kokë një mori yjesh pozitivë si Marsi, Afërdita e Saturni do thotë të jesh me fat. Në mënyrë të veçantë planeti i kuq rrit produkrivitetin tuaj, ndërsa Afërdita stimulon erosin.

 

Virgjëresha

Tani që keni Jupiterin në anën tuaj është momenti i përshtatshëm për të marrë revanshin. Megjithatë, është mirë që sfidat të mos i kaloni në planin personal. Erosi në rritje.

 

Peshorja

Momenti i vështirë duket se ka kaluar, ndërkohë që janë një numër planetësh “stabilizues” të cilët do t’ju mbështesin për të dalë nga një gjendje apatie. Interesante fusha sentimentale.

 

Akrepi

Edhe ato pak”re” që turbullonin qiellin tuaj duket se do të davariten dhe bashkë me to edhe mendimet e errëta që ju kanë ngërthyer. Duhet të frenoni hiperndjeshmërinë dhe agresivitetin.

 

Shigjetari

Pas një dite intensive ndjeni nevojën për relaks dhe ylli i dashurisë Afërdita, tashmë  është plotësisht “mbi kokën” tuaj , duke stimuluar raportet “delikate” ndërpersonale. Mirë shëndeti.

 

Bricjapi

Duke pasur parasysh se Marsi, Urani dhe Mërkuri, janë në një orbitë harmonike, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Gjërat e bukura do t’ju vijnë pikërisht andej nga s’e prisni.

 

Ujori

Një pjesë e parë e ditës e turbullt nuk do të zgjasë shumë, prandaj çdo alarm që mund t’ju ngërthejë është krejtësisht i pajustifikueshëm. Hëna “tekanjoze” ju bën shumë tërheqës.

 

Peshqit

Nuk mjafton të keni ide brilante, pasi ato mbeten vetëm të tilla në rast se nuk dini t’i shpalosni, e për më tepër t’i mbroni me argumente. Mbrëmje interesante në planin sentimental.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *