Dashi
Rrugët e për të arritur një objektiv janë disa, por kjo nuk do të thotë se mundësitë tuaja reale janë të shumta. Sidoqoftë, në planin afektiv mbrëmja sotme pritet të jetë mjaft interesante.
Demi
“Përplasjet” në qiellin tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Përse mundoheni të dramatizoni situatat kur nuk janë aq të rënda.
Binjakët
Është një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.
Gaforrja
Pas një periudhe mjaft intensive dhe vërtet të lodhshme, ja ku ia mbërriti edhe momenti për të menduar më shumë për relaks. Afërdita duket se ndikon pozitivisht për të ‘sheshuar” sherret.
Luani
Pozicioni i Mërkurit duket se është në një orbitë është shumë të favorshme për këtë periudhë dhe së bashku me Afërditën gjithashtu pozitive, do të jenë yjet tuaj të mirë. Mirë shëndeti.
Virgjëresha
Edhe pse keni pasur shumë oferta, vështirësia për të zgjedhur ka bërë që t’ju humbasin raste shumë të mirë për të filluar një punë të re. Pritet një mbrëmje plot eros e pasion.
Peshorja
Edhe sot është Marsi agresiv ai që ju vë në lëvizje dhe ju bën shumë aktivë në të gjitha fushat. Sidoqoftë, pritet një ditë e mirë sidomos në planin afektiv, ku mund të keni një surprizë.
Akrepi
Duhet të impenjoheni edhe pak për t’i dhënë fund një pune të nisur më parë dhe vetëm pasi ta keni përfunduar mund të ndjeheni të çliruar e të mendoni vetëm për të kaluar një mbrëmje të bukur.
Shigjetari
Pas një periudhe jo edhe aq pozitive për ju, qielli juaj duket se tashmë do të “ndriçohet” nga yjet e mirë. Parashikohet një ditë mjaft intensive në shumë aspekte, por interesante në dashuri.
Bricjapi
Pas një praktike të tipit “tërhiq e mos e këput” tashmë ka ardhur momenti për të vendosur e për t’i dhënë një herë e mirë. Përfitoni nga mbrëmja për të rivendosur raportet me partnerin
Ujori
Mërkuri dhe Afërdita do të vazhdojnë të jenë “sponsorët” tuaj gjatë gjithë ditës, prandaj do të ndjeheni shumë mirë sidomos kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Situata yjore duket se edhe sot është shumë pozitive, por gjërat do të shkojnë shumë më mirë nëse hiqni dorë nga mania për t’u dukur në raport me të tjerët. Mbrëmja nën shenjën e dashurisë.
