Horoskopi, 11 dhjetor 2020

anazapta

Dashi
Rrugët e për të arritur një objektiv janë disa, por kjo nuk do të thotë se mindësitë tuaja reale janë të shumta. Sidoqoftë, në planin afektiv mbrëmja pritet të jetë mjaft interesante.

Demi:
“Përplasjet” në qiellin tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Përse mundoheni të dramatizoni situatat kur nuk janë aq të rënda.

Binjakët:
Eshtë një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.

Gaforrja
Pas një periudhe mjaft intensive dhe vërtet të lodhshme, ja ku ndjeheni të ripërtërirë dhe të gatshëm për sfida të reja. Afërdita duket se ndikon pozitivisht për të ‘sheshuar” sherret.

Luani
Pozicioni i Merkurit dujet se është në një orbitë është shumë të favorshme për ditën e sotme dhe së bashku me Afërditën gjithashtu pozitive, do të jenë yjet tuaj të mirë. Ok edhe shëndeti.

Virgjëresha
Edhe pse keni pasur shumë oferta, veshtirësia për të zgjedhur ka bërë që t’ju humbasin raste shumë të mirë për të filluar një punë të re. Pritet një mbrëmje plot eros e pasion.

Peshorja

Edhe sot Eshtë Marsi agresiv ai që ju vë në lëvizje dhe ju bën shumnë aktivë në të gjitha fushat. Sidoqoftë, pritet një ditë e mirë sidomos në planin afektiv, ku mund të keni një surprizë.

Akrepi
Duhet të imnpenjoheni edhe pak për t’i dhënë fund një pune të nisur më parë dhe vetëm pasi ta keni përfunduar mund të ndjeheni të çliruar e të mendoni vetëm për të jakuar një mbrëmje interesante.

Shigjetari
Pas një periudhe ji edhe aq pozitive për ju, qiellli juaj duket se tashmë do të “ndriçohet” nga yjet e mirë. Parashikohet një mbrëmje mjaft intensive në shumë aspekte.

Bricjapi
Pas një praktike të tipit “tërhiq e mos e këput” tashmë ka ardhur momenti për të qenë më të vendosur e për ti dhënë një herë e mirë. Përfitoni nga rasti për të rivendosur raportet me partnerin.

Ujori
Merkuri dhe Afërdita do të vazhdojnë të jenë “sponsorët” tuaj gjatë gjithë ditës, prandaj do të ndjeheni shumë mirë sidomos kur jeni në shoqërine e njëri-tjetrit. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Situata yjore duket se edhe sot është shumë pozitive, por gjërat do të shkojnë shumë më mirë nëse hiqni dorë nga mania për t’u dukur në raport me të tjerët. Mbrëmje nën shenjën e dashurisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *