Horoskopi, 11 janar 2020

anazapta

Dashi
Sot duhet të bëni kujdes sepse humori juaj mund të lerë shumë për të dëshiruar dhe mund të ndodhë që edhe një diskutim i zakonshëm mund të kthehet në polemikë. Mirë shëndeti dhe puna.

Demi
Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë kryesisht e mirë, por problem juaj është se nuk ua vini shumë veshin edhe atyre që ju këshillojnë pa asnjë lloj interesi. Pak stresues sektori i punës.

Binjakët
Parashikohet një fundjavë shumë pozitive për ju dhe nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër me partnerin. Hëna sot ju mbështet për të shprehur më mirë aftësitë tuaja komunikative.

Gaforrja
Përkushtohuni në shumë për familjen dhe të afërmit tuaj gjatë kësaj fundjave, ndërsa për një projekt të ri është mirë ta shtyni për pak kohë. Pak më shumë kujdes për financat tuaja.

Luani
Pas një periudhe intensive në sektorin e punës duket se mezi e keni pritur këtë fundjavë për t’u marrë më shumë me problemet personale. Jeni tepër krenarë për pranuar superioritetin e dikujt tjetër.

Virgjëresha
Jeni në një moment disi të vështirë, por ju jep një kënaqësi të veçantë fakti që ndjeni nga afër përkujdesjen e njerëzve të tu më të afërt e më të dashur. Mbrëmja pritet të jetë më e mirë.

Peshorja
Një fundjavë që mund të fillojë me mosmarrëveshje apo polemika me dikë, por që me kalimin e kohës gjithçka do të sqarohet e do të jenë më të qetë. Kontrolloni më mirë shpenzimet.

Akrepi
Yjet sot mund të sjellin paksa pështjellim, por kthjelltësia do të kthehet brenda pak orësh. Nëse nuk ia dilni dot vetë nuk duhet të hezitoni të kërkoni mbështetjen e miqve duke lënë mënjanë krenarinë.

Shigjetari
Yjet sot ju shtyjnë të jeni konstruktivë e madje të merrni edhe iniciativa interesante. Gjallëria dhe pozitiviteti sot do të jenë pikat tuaja të forta me të cilat mund të fitoni një zemër.

Bricjapi
Fundjava sot mund të fillojë nën shenjën e plogështisë, sidomos në orët e para të ditës, por më pas gjeometritë yjore ju favorizojnë për të dalë nga kjo gjendje. Interesante fusha e ndjenjave.

Ujori
Mos u përpiqni më kot të fshihni apo t’i ndrydhni ndjenjat tuaja, e aq më pak të kontrolloni emocionet e forta se mund të kenë efekt të kundërt. Tregoni më shumë kujdes për atë që vuan për ju.

Peshqit
Nën ndikimi pozitiv të Neptunit, yllit tuaj mbështetës, fundjava pritet të jetë më interesante, ndërsa Hëna tejet pozitive ju sjell një relaks të plotë për raportet ndërpersonale. Mirë shëndeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *