Horoskopi, 11 maj 2019

anazapta

Dashi

Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot do të ndjeheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Në dashuri duket se po fryjnë erëra pasioni. Mirë shëndeti.

 

 

Demi

Probleme të mëdha e të vogla  në fushën e aktivitetit  tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë, është Afërdita që jua bën mjaft interesant sektorin e dashurisë.

 

Binjakët

Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

 

Gaforrja

Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjerë ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

 

Luani

Parashikohet një fundjavë intensive, e natyrisht, jo aq në punë sa në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Me Mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

 

Akrepi

Më mirë të pritni të kalojë vrulli i Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndodheni. Mërkuri jua “bën me sy” nga lart.

 

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibra dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë jo edhe aq mire për ju.

 

Bricjapi

“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe nuk teprohet aspak, po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm gjatë fundjavës.

 

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Fundjavë interesante në planin sentimental.

 

Peshqit

Gjatë fundjavës mund të keni njëmijë shanse, e njëmijë mundësi për të arritur një objektiv të caktuar, por do ta keni të vështirë të përqendroheni, sepse është Marsi që ju bën konfuzë. Pozitiv erosi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *