Horoskopi, 11 shkurt 2014

anazapta

Dashi

Do të vazhdojë edhe sot një mbështetje gati totale e yjeve, gjë që do t’ju japë mundësinë për të arritur objektiva shumë të rëndësishme. Pak më shumë besim në aftësitë tuaja.

 

Demi

Edhe pse jeni të favorizuarit e yjeve, Marsi ka akoma “forca” për t’ju prishur punë prandaj ju këshillohet të tregoheni “vigjilentë”  Afërdita sërish në orbitë favorizuese për dashurinë.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë e koklavitur kjo në të cilën ndodheni tani dhe kërkohet që të jeni shumë të vëmendshëm në hapat që do të hidhni apo vendimet që do të merrni.

 

Gaforrja

Vazhdoni të jeni të “privilegjuarit” e zodiakut, prandaj edhe dita e sotme pritet të ketë shumë anë pozitive në aspektin profesional. Hëna favorizon kontaktet në fushën sentimentale.

 

Luani

Do të jeni “penalizuar”nga Marsi “i pabindur” në shenjë, i cili “do t’ju “fusë shkopinj në rrota” në të gjitha tentativat tuaja për të përfundduar një marrëveshje.  Humori është me hope.

 

Virgjëresha

Sot  do të jetë sërish Saturni ai që do të ekuilibrojë një situatë yjorë shumë të pastabilizuar, për shkak të dyshes, Uran-Plutonj. Raportet ndërpersonale lenë për të dëshiruar.

 

Peshorja

Janë një mori planetesh në shenjën tuaj që ju mbështesin, por mjafton që Saturni të jetë i paqëndrueshëm në shenjë për t’ju ngatërruar edhe juve. Nuk është momenti për të  kërkuar, por për të dhënë.

 

Akrepi

Tashmë Saturni është plotësisht në shenjën tuaj dhe janë të gjitha gjasat që të qëndrojë gjatë, prandaj do të keni një mbështetje të sigurt për pozitat tuaja në shoqëri. Erosi në rritje.

 

Shigjetari

Edhe një herë ju këshillohet që gjërat personale nuk duhet t’i zvarritni por t’u jepni zgjidhje sa më parë, për të mos komplikuar të ardhmen. Një njohje e re mund të sjellë pështjellim.

 

Bricjapi

Janë Merkuri dhe Urani ata që e gjallërojnë shumë jetën tuaj, por nga ana tjetër mund të stimulojnë xhelozitë, që mund të bëhen shkak edhe për sherre. Hëna ju bën më optimistë.

 

Ujori

Në aspektin sentimental do të jetë një ditë e mrekullueshme, pasi Afërdita është në një orbitë që favorizon së tepërmi çështjet e ‘zemrës”. Mund të keni ndonjë problem me vetëkontrollin.

 

Peshqit

Shumë prej jush sot mund të shohin të realizuar një ëndërr të vjetër, sidomos në planin profesional, ku nuk përjashtohen hapa të mëtejshëm në karrierë. Pak më të matur me partnerin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *