Dashi
Të gjithë do të kenë nevojë për aftësitë tuaja, prandaj sot do të jeni i shumëkërkuar, gjë që mund të sjellë tensione dhe stres. Megjithatë dita parashikohet e mirë nën një qiell të predominuar nga Hëna pozitive.
Demi
Në përgjithësi dita pritet të jetë e favorshme për të ndërmarrë një iniciativë (ndoshta edhe aktivitet të ri), por ju këshillohet të qëndroni larg njerëzve që ju ngjallin pak besim. Mbrëmja e qetë.
Binjakët
Dielli dhe Merkuri të sapo hyrë në shenjë ju japin “karikimin” e nevojshëm për të filluar një javë që pritet të jetë shumë e ngarkuar. Humori, që vazhdon të jetë nën “zero”, mund të komprometojë fushën sentimentale.
Gaforrja
Pas një rënie të përkohshme të gjallërisë, përmirësimet dhe ndryshimin i situatës në sektorin ku punoni kanë ndikuar pozitivisht dhe tani ndjeheni më të qetë shpirtërisht. Një udhëtim i shkurtër ju ripërtërin
Luani
Nuk është në natyrën tuaj të kënaqeni me pak, prandaj është e kotë të ndaloni vrullin tuaj, pikërisht tani kur e ndjeni se asgjë s’mund t’ju ndalë më. Hëna do t’ju çojë në “planetin” dashuri.
Virgjëresha
Ndryshimet e papritura duket se ju kanë zënë në befasi dhe për natyrën tuaj, konservatore, nuk përtypen dot kollaj. Megjithatë, edhe pse nuk jeni shumë të kënaqur, pasionet tuaja janë të zjarrta në dashuri.
Peshorja
Si gjithmonë, shumë prej jush, me hyrjen e fillim javës ndjejnë një farë tensioni që mund t’ju bëjë paksa apatikë e që mund të reflektohet edhe në raportet ndërpersonale. Por do të rikuperoni shumë shpejt.
Akrepi
Mos kini asnjë droje të përballeni me probleme me të cilat asnjëherë nuk iu është dhënë mundësia të mateni, pasi sot do të keni mbështetjen e Marsit dhe Uranit që ju japin forcë. Më shumë tolerantë.
Shigjetari
Edhe pse Afërdita është në largim, do të ndikojë ndjeshëm në ringritjen e moralit tuaj dhe do ta keni shumë më të lehtë të fitoni një zemër. Me kartën e simpatisë mund të luani dhe të fitoni. Mbrëmje intensive.
Bricjapi
Nëse sot do të ndjeheni jo edhe aq i mirë fizikisht nuk duhet të shqetësoheni e aq më pak ta dramatizoni. Është Marsi që amplifikon edhe gjërat më të vogla, prandaj mendoni më mirë për të zbavitur gjatë mbrëmjes.
Ujori
Janë planetët e shpejtë (Marsi e Merkuri) ata që me hyrjen e tyre në shenjë i japin një tjetër ritëm jetës suaj, që mund të jetë sfilitës, por ato ë kanë rëndësi janë rezultatet. Fusha sentimentale mjaft pozitive.
Peshqit
Energji mjaft pozitivi iu transmetohen nga Marsi dhe Hëna, të cilat do të jenë mjaft të dobishme për të përmbyllur edhe ato pak gjëra që ju kanë mbetur nga java. Pas kësaj, sigurisht që edhe raportet me partnerin do të jenë mjaft të mira.
