Dashi
Marsi në një pozicion të mirë do t’ju sjellë energji të mjaftueshme për të përballuar sfidat e ditës, por shpirti juaj i aventurës ju shtyn të bëni gjëra për të cilat pendoheni më pas.
Demi
Suksesi mund t’ju vijë andej nga nuk e prisni, prandaj mos i nënvleftësoni ato që mund t’i konsideroni gabimisht si “punë të dorës së dytë”. Ndiheni disi të lodhur, por nuk doni t’ia dini për pushim.
Binjakët
Qielli duket se është i tëri me ju, prandaj parashikohet një ditë më fat në përgjithësi, ndonëse në raportet me partnerin diçka nuk funksionon. Ndoshta duhet gjetur një gjuhë tjetër erotike.
Gaforrja
Marsi sot duket se bën gjithçka për t’ju penguar, prandaj edhe dita do t’ju duket tejet e lodhshme dhe stresuese. Një situatë e tillë tendos edhe raportet tashmë delikate me të tjerët.
Luani
Ndonëse në përgjithësi kuadri yjor paraqitet i mirë, ndonjë problem i vogël mund t’ju prishë paksa humorin. Nëse arrini të kuptoni partnerin, gjërat do të shkojnë shumë më mirë.
Virgjëresha
Forca juaj e brendshme për të përballuar me sukses situata të vështira dhe aftësia juaj për të pasur më shumë se një zgjidhje në dorë, ju bën që të jeni të preferuarit e njerëzve me rëndësi.
Peshorja
Nuk ka gjë më pozitive se kur atë që bën e pëlqen dhe vetë dhe e ndjen se je duke bërë atë që duhet. Pritet një ditë në të cilën mund të realizoni një ëndërr që e keni “përkëdhelur” gjatë.
Akrepi
Nëse sot do të ndiheni nervozë, dhe kjo me siguri për shkak të dyshes Uran-Saturn në shenjë, është mirë të mos hyni në diskutime me të tjerë, pasi rrezikoni të bëni sherr. Jeni të paralajmëruar.
Shigjetari
Falë natyrës suaj të paepur dhe shpirtit tuaj të sakrificës, sot do të arrini një sukses të pashpresuar, por in extremis. Hëna në shejë ju “përgatit” një mbrëmje nga ato të paharruarat në dashuri.
Bricjapi
Edhe të lindurit e kësaj shenje mund të arrijnë në rezultate të pashpresuara falë këmbënguljes së tyre, por duhet të kenë kujdes se nuk e kanë për gjë të prishin gjithçka po vetë.
Ujori
Një ditë e mirë nuk do të thotë të rrihet duarkryq e të pritet të vijnë gjërat nga qielli, por të dini të shfrytëzoni rastet që ju paraqiten. Marsi mbi të gjitha stimulon erosin.
Peshqit
Kur e shihni se nuk keni rrugëdalje tjetër, atëherë është më mirë t’i merrni gjërat me qetësi dhe do të shihni se ka shumë më tepër zgjidhje. Merruni pak më shumë me gjendjen tuaj fizike.